Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Sulmi i Sadam Husejnit mbi Kuvajt dhe Arabi Saudite është një shembull i terrorizmit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq.18-19

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

10 – Sulmi i Sadam Husejnit – student i Michel Aflakit, themeluesi i partisë ateiste Ba’th – mbi Kuvajtin në vitin 1411 (1991) dhe mobilizimi i ushtrisë së shejtanit me armët më moderne pranë kufirit të Arabisë Saudite, hyrja në Arabisë Saudite dhe gjuajtja me predha drejt Rijadit, i cili qëndron me akiden Islamike dhe kushtetutën sheriatike kundrejt partis Ba’th të Irakut, është një shembull i terrorit të çuditshëm që habiti mbarë botën në përgjithësi dhe vendet e Gjirit duke përfshirë Arabinë Saudite në veçanti.

Allahu bëri që ai të mposhtet dhe t’i nënshtrohet njerëzve që e sulmuan atë dhe ushtrinë e tij. Ata i grisën plotësisht dhe i dënuan ashpër pasi që kishin shkaktuar shkatërrime në tokë. Pas sa cenime nderi ata fshihen! Sa pasuri të mëdha ata grabitën! Sa shumë jetë morrën! Pa iu frikësuar Allahut, pa patur mëshirë për robërit e dobët të Allahut ose pa marrë parasysh marrëveshjet ndërkombëtare dhe paktet që duhet duhet të respektohen nga gjitha palët. Mbi të u aplikuan fjalët e Allahut (azze ue xhel):

وَالَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ اللّهِ مِن بَعْدِ مِيثَاقِهِ وَيَقْطَعُونَ مَآ أَمَرَ اللّهُ بِهِ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِي الأَرْضِ أُوْلَئِكَ لَهُمُ اللَّعْنَةُ وَلَهُمْ سُوءُ الدَّارِ

”E, si do të jetë gjendja e tyre kur Ne do t’i tubojmë ata një ditë për të cilën nuk ka dyshim dhe çdo njeriu do t’i ofrohet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë atyre kurrnjë e padrejtë.” 3:25

Sa herë e përmendi Sadam Husejni atë të cilin e quante arkitektin madhështorë Michel Aflak, pa e përmendur kurrë ndihmën e madhe që ai morri nga vendet Islame në luftën kundër Iranit! Ajo ishte një luftë që përfundoi me humbje të mëdha për popullin irakian, e shkaktuar nga Sadam Husejni. Më në fund, ai pranoi të dorëzojë territorin e kontestuar dhe kërkesat që ishin shkaku i luftës. Ky është tipik i të dënuarve siç ka thënë poeti:

Nëse e nderon të nderuarin, ti e zotëron atë

dhe në qoftë se e nderon të qortuarin, ai vetëm se do të bëhet edhe më i keq

Shpërndaje: