Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibnul-Xhauzi përmendi në librin Eth-Thebet ‘Alal Maut, nga Ali ibn El-Mu’uaffak i cili rrëfeu se e kishte dëgjuar Hatim El-Asamin duke thënë:
“Ne luftuan kundër turqve, një turk më qëlloi me një shigjetë në mënyrë që u rrëzova nga kali im. Ai zbriti poshtë nga shtaza e tij, u ul në gjoksin tim dhe më kapi për mjekre dhe nxori thikën për të ma prerë kokën. Betohem në Zotin tim që as nuk e kisha mendjen tek ai apo tek thika e tij por e kisha mendjen tek Zoti im duke pritur se çfarë Ai ka vendosur për mua, dhe thashë: “O Zot, nëse ke vendosur që ai do të ma pres kokën, kënaqësia është në anën time. Unë jam vetëm i Yti.” Përderisa isha në atë gjendje dhe ai ishte ulur në gjoksin tim. Papritmas një musliman e hodhi një shigjetë dhe e goditi atë në qafë në mënyrë që ai ra mbi mua. U ngrita, ia mora thikën nga dora e tij dhe ia preva kokën. I tërë qëllimi është që zemrat tuaja të jenë tek Mbreti Juaj. Atëherë do të shihni se Allahu është më i butë ndaj jush sesa prindërit e tuaj.”