Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

111.Rruga (sirati) mbi zjarr

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Sirati është ura mbi xhehnem. Ajo është më e mprehtë se një shpatë dhe më e hollë se një fije floku. Allahu na forcoftë neve dhe ju kur të ecim mbi të.

Muslimi transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Hurejre dhe Hudhejfe (radijAllahu anhume) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Allahu (tabarak ue te ala) do të mbledh njerëzit dhe xheneti do t’u afrohet besimtarëve. Ata do të shkojnë tek Adami dhe do të thonë: “O babai ynë! Lutu që xheneti të hapet për ne.” Atëherë ai thotë: “Çfarë ju ka nxjerrë nga xheneti nëse jo mëkati i babait tuaj Adamit? Nuk jam unë i cili do ta bëjë atë. Shkoni tek Ibrahimi djali im dhe mik i ngushtë i Allahut.” Pastaj ata shkojnë tek Ibrahimi (alejhis-selam) i cili thotë: “Nuk jam unë i cili do ta bëjë atë. Unë kam qenë një mik i ngushtë me anë të një ndërmjetësi. Shkoni tek Musai të cilit Allahu i foli një fjalë në të vërtetë.” Atëherë ata do të shkojnë tek Musai i cili do të thotë: “Nuk jam unë i cili do ta bëjë atë. Shkoni tek fjala dhe shpirti (që ka krijuar) i Allahut.” Atëherë ata shkojnë tek Isai i cili do të thotë: “Nuk jam unë i cili do ta bëjë atë.  Shkoni te Muhammedi.” Atëherë ata shkojnë tek Muhammedi të cilit i jepet leje. Emaneti dhe lidhjet familjare do të lirohen dhe do të qëndrojnë në të dyja anët e siratit. I pari prej jush do ta kalojë atë si një rrufe që shkon dhe kthehet për një moment, dhe pastaj si era, pastaj si një zog dhe një shtazë që kalërohet. Ata ecin së bashku me veprat e tyre. Profeti juaj (salAllahu alejhi ue selem) do të qëndrojë në mbi sirat dhe do të thotë: “O Zot! Shpëtoj! O Zot! Shpëtoj!” deri sa veprat e robërve të pakësohen dhe një burrë do të jetë në gjendje vetëm që të zvarritet mbi të. Në anë të siratit ka grepa të varur që janë urdhëruar që të kapin të dënuarit. I gërvishturi shpëton dhe atë që e kap hyn në zjarr. Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpiriti i Ebu Hurejrës, se kalojnë shtatëdhjetë vite për të arritur në fund të xhehnemit.”

Ebu Said el-Khudri (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhiue selem) përmendi urën dhe të njerëzit që kalojnë mbi të dhe tha:

“Disa besimtarë do të kalojnë sa hap e mbyll sytë, disa si rrufe, disa si era, disa si një zog, disa si një kalë i shpejtë dhe kalorës. I shpëtuari dhe  është i plagosur dhe i liruar, ndërsa i kapuri përfundon në zjarr të xhehnemit.”

Transmetuar nga Muslimi.

Bukhari dhe Muslimi transmetuar nga Ebu Hurejra i cili tregoi se profeti (salAllahu alejhi ue selem) përmendi:

“Sirati do të vendoset mbi xhehnem. Unë dhe umeti im do të jemi të parët që ecim mbi të. Atë ditë vetëm të dërguarit do të flasin dhe ata do të thonë: “O Allah! Shpëtoj! Shpëtoj!” Në xhehenem ka grepa si gjembat e bimës Sa’dan1.! A e keni parë bimën Sa’dan?” Ata thanë: “Po, o i dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ato janë si gjembat e bimës Sa’dan përveç se vetëm Allahu (azze ue xhel) e di se sa të mëdha që ato janë. Ata do ti kapin njerëzit sipas veprave të tyre. Disa do të shkatërrohen me veprimet e tyre dhe disa do të ecin përmbi deri sa ata të shpëtohen.”

1 Shih: http://www.ahlalhdeeth.com/vb/showthread.php?t=277841

Shpërndaje: