Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -te ala- ka thënë:
“Allahu tha: “Unë godas me dënimin Tim kë të dua, ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë.” El-A’raf, 7:186
Është transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Në ditën e kiametit do të ketë muslimanë me mëkate sa malet. Allahu do t’i falë ata për mëkatet e tyre dhe do t’ua kalojë ato (mëkatet) jehudëve dhe nasarave.”
Transmeton Muslimi (2767).
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:
“Çdo njeri ka një vend në xhenet dhe në zjarr. Kur besimtari hyn në xhenet, kafiri e zë vendin e tij në zjarr sepse e meriton atë për shkak të kufrit të tij.”
Transmeton Ibn Maxheh (4341), hadithi është autentik sipas Albanit në Sahih Sunen Ibn Maxheh (3519).
Thuhet në hadithin autentik se do t’i thuhet personit:
“Ky është ai që të liron ty nga zjarri.”
Transmeton Muslimi (2767).
Ky është një përgëzim i madh për të gjithë muslimanët. Shafei dhe Umeri bin Abdil-Azizi -rahimehumullah- kanë thënë se ky është hadithi më shpresëdhënës për muslimanët sepse në mënyrë të qartë thotë se çdo musliman do të lirohet nga zjarri.