“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

114.Mëshira e gjerë e Allahut

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ka thënë se mëshira e Tij përfshinë çdo gjë, se Ai Vetë ka vendosur që të falë dhe që mëshira e Tij të tejkaloj hidhërimin e Tij. Xheneti është vendbanimi i mëshirës së Tij. Zjarri është vendbanimi i hidhërimit të Tij.

Është konfirmuar se në ditën e gjykimit do të ketë njerëz që së pari do të hyjnë në xhehenem, e braktisin atë dhe hynë në xhenet dhe sesi fëmijët do të hyjnë në xhenet për shkak të veprave të prindërve të tyre. Po ashtu është konfirmuar se ata që kurrë nuk kanë bërë ndonjë të mirë do të hyjnë në xhenet. Është konfirmuar gjithashtu se askush nuk dënohet në xhehenem pa bërë mëkat. Mëshira e Allahut pra është e gjerë saqë disa komentues të Kuranit kanë thënë në lidhje me historinë e Faraonit:

“Xhibrili tha: “O Muhamed, sikurse të më shihje duke marrë baltë dhe duke ia mbushur gojën me qëllim që të mos dëshmojë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Kisha frikë se mos e mëshironte Allahu.”

Transmeton Tirmidhi (3107) i cili tha se hadithi është i mirë, hadithi është autentik përmjet rrugëve të tjera sipas Albanit në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (3107).

Ky është Xhibrili, një nga të dërguarit më të mëdhenj në mesin e engjëjve. Ai e dinte sesa e gjerë është mëshira e Allahut. Ai veproi në këtë mënyrë vetëm për shkak se kishte frikë se Faraoni do të mëshirohej edhe pse Faraoni kishte thënë:  

“Unë jam zoti juaj më i lartë!” En-Naziat, 79:24

Shpërndaje: