Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Burimi: Kitab-ul-I’tikad
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
[12] Pastaj vjen besimi në ringjalljen dhe siratin. Fjalët që i përsërisin besimtarët atë ditë janë: “Shpëto, shpëto”. Sirati është përshkruar në hadithe se është “më i mprehtë se shpata dhe më i hollë se qimja.” Muslimi (195)
[13] Besimi në peshoren (mizanin).
Allahu (te ala) ka thënë:
“Dhe në ditën e llogarisë Ne do të vendosim peshoret e drejtësisë, kështu që askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi në asnjë gjë edhe sikur të jetë pesha e një kokrre sinapi Ne do ta sjellim (e do ta vëmë në peshore). Dhe më se të Mjaftueshëm jemi Ne si Llogaritës.”21:47
Abdullah bin Mesudi ka thënë: “Në ditën e gjykimit njerëzit do të sillen pranë peshores dhe aty ata do të kenë grindje të ashpra me njëri-tjetrin.”
Profeti ﷺ ka thënë:
”Peshorja është në dorën e të Gjithmëshirshmit, Ai e ulë dhe e ngre atë.” 1
1 Bukhari (4684), Muslimi (993), Ahmedi (2/242) dhe Tirmidhi (3045).