Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 39-41
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
فَلَوْلاَ كَانَ مِنَ الْقُرُونِ مِن قَبْلِكُمْ أُوْلُواْ بَقِيَّةٍ يَنْهَوْنَ عَنِ الْفَسَادِ فِي الأَرْضِ إِلاَّ قَلِيلاً مِّمَّنْ أَنجَيْنَا مِنْهُمْ وَاتَّبَعَ الَّذِينَ ظَلَمُواْ مَا أُتْرِفُواْ فِيهِ وَكَانُواْ مُجْرِمِينَ
”Veç sikur të kishte pasur mes brezave para jush njerëz me urtësi, që të ndalonin të tjerët nga fesadi (mosbesimi, djallëzitë, pabesitë, shkatërrimet, krimet e mëkatet) në tokë, – përveç një pakice prej atyre të cilët Ne i shpëtuam nga mesi i tyre.” 1
Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Islami ka filluar i huaj dhe do të kthehet i huaj ashtu sikurse ka filluar, e lum (tuba)2 për të huajt.” 3
Transmetuar nga Muslimi.
Ahmedi transmetoi nga Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) se profeti ﷺ u pyet:
“Kush janë të huajt?” Ai u përgjigj: “Njerëz të paktë nga secili fis.” 4
Në një transmetim tjetër thuhet:
“Të huajt janë ata që përmirësojnë kur njerëzit prishen.” 5
Ahmedi transmetoi nga Sad bin Ebi Uekas me formulimin:
“E lum (tuba) për të huajt në kohën kur njerëzit janë prishur!”
Tirmidhi transmetoi nga Kethir bin Abdil-Lah, nga babai i tij, nga gjyshi i tij me fjalët:
“E lum (tuba) për të huajt që përmirësojnë atë që njerëzit e kanë prishur nga sunneti im.” 6
Ebu Umejeh tha:
“E pyeta Ebu el-Thelabeh Khushani (radijAllahu anhu) në lidhje me shpjegimin e tij të ajetit:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ عَلَيْكُمْ أَنفُسَكُمْ لاَ يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا اهْتَدَيْتُمْ إِلَى اللّهِ مَرْجِعُكُمْ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
”O ju që keni besuar! Kujdesuni për veten tuaj. Në qoftë se ndiqni udhëzimin e drejtë, në qoftë se përqafoni të drejtën, në qoftë se ndaloheni prej të keqes, atëherë asnjë e keqe nuk do t’ju vijë juve nga ata që janë në rrugë të gabuar e në humbje. Kthimi juaj i të gjithëve është tek Allahu, pastaj Ai do t’ju njoftojë ju me gjithçka që ju keni bërë.” 7
Ai u përgjigj: “Betohem në Allahun se unë e kam pyetur një person të ditur në lidhje me këtë; E pyeta të dërguarin e Allahut i cili tha:
“Ju duhet të urdhëroni njëri-tjetrin në të mirë dhe të ndaloni njëri-tjetrin nga e keqja. Kur ju shihni një pasim të lakmisë, pasim të epshit, dhënie prioritet dunjasë dhe sesi secili prej tyre e vlerëson mendimin e tij, ti duhet të qëndrosh i vetëm dhe të braktisësh masën e njerëzve. Ngase juve do t’ju vijë një kohë kur personi i durueshëm do të jetë sikurse personi i cili mban prush në dorë. Kush bënë vepra të mira në atë kohë shpërblehet sa pesëdhjetë burra.” Ne i thamë: “Pesëdhjetë prej nesh apo prej atyre?” Ai tha: “Sa pesëdhjetë prej jush.” 8
Transmetuar nga Ebu Daudi dhe Tirmidhi.
Ibn Uadheh transmetoi me kuptim të ngjashëm nga Ibn Umeri (radijAllahu anhume) me fjalët:
“Pas jushë vijnë ditë kur ai i cili me durim i përmbahet asaj që ju pasoni sot shpërblehet sa pesëdhjetë burra mes jush.”
Pastaj ai tha: Muhammed bin Seid na tregoi: Esad na tregoi: Sufjan bin Ujejneh na ka informuar, nga Eslem el-Basri, nga vëllai i Seid el-Hasanit, nga profeti ﷺ. I thashë Sufjanit: “A është kjo nga profeti ﷺ?” Ai tha: “Po. Ai ﷺ ka thënë:
“Sot, ju keni një dëshmi të qartë nga Zoti juaj, ju urdhëroni në të mirë, ndaloni nga e keqja, luftoni për hir të Allahut dhe nuk janë shfaqur në mesin tuaj dy dehje: dehja e injorancës dhe e dashurisë ndaj kësaj bote. Megjithatë, ju do të ndryshoni në mënyrë që do braktisni thirrjen në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, të luftuarit për hir të Allahut dhe ju do të goditeni nga dy dehjet. Atë ditë, ai që kapet pas Kuranit dhe sunnetit shpërblehet për pesëdhjetë.” Ata thanë: “Pesëdhjetë prej nesh apo prej atyre?” Ai tha: “Sa pesëdhjetë prej jush.” 9
Ai transmetoi me një zinxhir transmetimi nga el-Mu’afiri i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“E lum (tuba) për të huajt që janë të kapur për librin e Allahut kur ai është braktisur dhe e praktikojnë sunnetin, kur ai është shuar!” 10
1 Hud 11:116.
2 Kjo uratë, “Lum për…”, në gjuhën arabe thuhet “tuba”, që është emër i xhenetit. Disa kanë thënë se është një pemë në xhenet.
3 Muslimi (145).
4 Ahmedi (1/398).
5 Zeua’id-ul-Musned (4/73).
6 Tirmidhi (2630), i cili ka thënë: “Hadithi është i mirë dhe autentik.”
7 El-Maide 5:105.
8 Ebu Daudi (4341), Tirmidhi (3058) dhe Ibn Maxheh (4014).
9 el-Bid’ah, fq. 133.
10 el-Bid’ah, fq. 122.