Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Barijjeh bi Talkhis-ul-Hamauijjeh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Para se të fillojmë të përmendim bashkimin mes këtyre cilësive dëshirojmë të paraqesim një parim të dobishëm që Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) e përmend në librin e tij “Dar Ta’arudh-il-Akl uen-Nakl. Si përmbledhje, ai thotë se nëse thuhet se dy argumente janë kontradiktore atëherë ose të dyja janë argumente të prera ose nuk janë të prera, ose njëri është i prerë e tjetri jo. Prandaj janë tre lloje:
1 – Të dy dëshmitë janë të prera. Kjo do të thotë se mendja thotë prerazi se janë argumente të konfirmuara, atëherë kontradikta mes tyre është e pamundur. Të thuhet se dy argumente të konfirmuara janë kontradiktore nënkupton ngritjen e njërit e kjo është e pamundur sepse argumenti i prerë është obligim të pohohet ose të thuhet se pohohen të dytë me gjithë kontradiktën edhe kjo gjithashtu është e pamundur sepse konsiderohet bashkim me dy kontradiktorëve.
Nëse mendon se ato janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, ato ose nuk janë të prera ose nuk janë aspak kontradiktore. Kjo do të thotë që njëri argument kuptohet nga një aspekt dhe tjetri në aspektin tjetër. Megjithatë, ajo nuk ka të bëjë fare me tekstet përfundimtare dhe të shfuqizuara në Kuran dhe sunnet. E kjo nuk vjen në shprehje në tekstet e prera që janë shfuqizuar.
2 – Asnjëri nga argumentet nuk janë të prera si nga aspekti i argumentimit e po ashtu edhe nga aspekti i vërtetësisë. Gjë që kërkohet më i sakti i tyre dhe i jepet përparësi.
3 – Një prej tyre është i prerë ndryshe nga tjetri. Në këtë rast të gjithë njerëzit e mençur konsiderojnë se ajo prera ka përparësi pasi që të sigurtën nuk e largon dyshimi. Kur kjo të jetë qartësuar themi se tekstet në Kuran dhe sunnet pohojnë se Allahu është mbi krijesat e Tij me qenien e Tij dhe se Ai është me të. Nuk ka dyshim për këtë. Të dy cilësitë janë pohuar përfundimisht dhe kuptimi i tyre është gjithashtu i prerë. Allahu i përmendi të dyjat kur tha:
هُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِي الْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنزِلُ مِنَ السَّمَاء وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنتُمْ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
”Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, Allahu është Gjithëvëzhgues për gjithçka që ju punoni.” 57:4
Në këtë ajet, Allahu (te ala) pohon ngritjen e Tij mbi arsh që është krijesa më e lartë dhe Ai pohon se Ai është me ne. Nuk ka kontradiktë në këtë. Është e mundur të bashkohen ato si më poshtë:
1 – Tekstet i kanë përmendur ato së bashku dhe atëherë është e pamundur që bashkimi i tyre të jetë i pamundur. Tekstet nuk mund të konstatojnë diçka të pamundur. Kushdo që beson se kuptimi nuk është i prerë ka dështuar dhe duhet t’i kërkojë Allahut ndihmë, udhëzim dhe sukses, dhe të shikojë më nga afër dhe të përpiqet për të arritur të vërtetën. Nëse ai e arrin atë, ai e bën hamd Allahun për këtë. Përndryshe ai duhet t’ia referojë çështjen atij që ka dije dhe besim në gjithçka që Allahu ka shpallur.
2 – Nuk ka kontradiktë midis lartësimit dhe shoqërimit. Shoqërimi nuk nënkupton bashkim dhe futje. Dikush mund të jetë në lartësi dhe ende t’i bëjë dikujt shoqërim. Për shembull, hëna është me ne kur ne udhëtojmë edhe pse hëna është në qiell. Argumenti nuk është as kontradiktor sipas gjuhës, e as sipas kuptimit. Këtu personit që i drejtohemi e di se çfarë do të thotë shoqërimi dhe se nuk do të thotë që hëna të jetë në tokë. Nëse është e mundur që një krijesë të bashkojë lartësinë dhe shoqërimin atëherë kjo është më primare për Krijuesin.
3 – Nëse hipotetikisht themi se ka kontradiktë midis lartësimit dhe shoqërimit atëherë kjo vlen vetëm për krijesat. Kjo nuk do të thotë se është e pamundur për Krijuesin. Askush nuk është si Allahu (te ala) në asnjë nga cilësitë e Tij. Prandaj shoqërimi i Tij nuk duhet të krahasohet me atë të krijesës. As shoqërimi i Tij nuk do të thotë që Ai të përzihet me krijimin ose që Ai të jetë i mishëruar në të sepse Ai duhet të jetë mbi të me qenien e Tij. Për më tepër asnjë prej krijesave të Tij nuk mund ta përfshijë Atë. Në fakt Ai i përfshin ata. Në mënyrë të ngjashme lartësia e pohuar e Allahut me qenien e Tij mund të bashkohet me atë që Ai është përpara atij që fal namaz:
1 – Tekstet në Kuran dhe sunnet i kanë bashkuar ato dhe nuk bashkojnë asnjë pamundësi.
2 – Është e mundur të kesh diçka para teje dhe mbi ty në të njëjtën kohë. Për shembull, njeriu qëndron para diellit i cili në anën tjetër është në qiell. Nëse kjo është e mundur mes krijesave, mundësia është edhe më e madhe për Krijuesin.
3 – Le të jetë e pamundur për krijesat. Megjithatë, kjo nuk është e pamundur për Krijuesin sepse askush nuk mund të krahasohet me Allahun në asnjë mënyrë. Se Ai është para namazliut nuk do të thotë që Ai të jetë në një vend apo në mur para namazliut sepse Ai duhet të jetë mbi krijesat e Tij me qenien e Tij. Përveç kësaj askush nuk mund ta përfshijë Atë. Në fakt, Ai (subhanehu ue te ala) përfshin çdo gjë.