Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Gratë e para mbuloheshin kur dilnin jashtë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Hixhab, fq. 16-18

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3 – Është konfirmuar nga Bukhari dhe Muslimi nëpërmjet Aishes (radijAllahu anha) e cili tha:

“Kur i dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut gjithashtu edhe gratë besimtare me të, të mbështjella në rrobat e tyre. Kur ato ktheheshin në shtëpi, askush nuk mund t’i dallonte ato për shkak të errësirës.”1

Ajo (radijAllahu anha) gjithashtu ka thënë:

“Nëse i dërguari i Allahut ﷺ do të kishte parë nga gratë atë që ne shohim sot, ai do t’i kishte ndaluar ato të vinin në xhami sikurse izraelitët ndaluan gratë e tyre.”

Ngjashëm është transmetuar nga Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu). Pikat në këtë hadith janë si më poshtë:

E para: Gratë e sahabive, që ishte brezi më i mirë, e kishin zakon të mbuloheshin dhe të mbështilleshin. Ata janë brezi më fisnik, më i mirë dhe më i përsosuri tek Allahu duke pasur parasysh karakteret, sjelljet, besimet dhe veprimet. Ato janë shembuj. Allahu qoftë i kënaqur me to dhe me ata që janë në përputhje me ta. Allahu (te ala) ka thënë:

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

 “Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve dhe me ata që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Atyre u ka përgatitur xhenete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. Ky është ngadhënjimi madhështor.”2

Nëse kjo ishte praktika e sahabijeve, atëherë mund të pyesim se si mund të devijojmë nga rruga me të cilën kënaqet Allahu (te ala).

Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا

 “Dhe kushdo që kundërshton të dërguarin, pasi t’i jetë treguar qartë atij rruga e drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në zjarr – dhe sa përfundim i keq!”3

E dyta: Nëna e besimtarëve dhe Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhume) – të njohur për dije të shkëlqyeshme, të kuptuar dhe njohuri në fenë e Allahut dhe dashamirësi për robërit e Tij, treguan se i dërguari i Allahut i kishte ndaluar gratë të vinin në xhami nëse ai kishte parë atë që këta të dy panë. Gjendja në brezin më të mirë kishte ndryshuar aq shumë nga ditët e profetit saqë ai do t’i kishte ndaluar gratë të vinin në xhami. Çfarë të themi sot katërmbëdhjetë shekuj më pas? Korniza është bërë gjithnjë më e gjerë, turpi është pakësuar dhe feja është bërë gjithnjë e më e dobët në shumë zemra të njerëzve.

Nga Sheriati i përsosur kuptuan edhe Aishah edhe Ibn Mesudi (radijAllahu anhume) se çdo gjë që shpie në ndalim është e ndaluar.


1 Bukhari (372) dhe Muslimi (645).

2 9:100

3 4:115

Shpërndaje: