Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 35-36
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
7 – Ai nuk përfundon.
Shpjegimi
Allahu cilësohet me jetë të përjetshme.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَتَوَكَّلْ عَلَى الْحَيِّ الَّذِي لَا يَمُوتُ
”Ti mbështetu Atij të Përjetshmit që nuk vdes kurrë.”1
Allahut nuk i vjen fundi kurrë.
Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ
”Çdo send zhduket pos fytyrës së Tij.”
وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
“Ndërsa do të mbetet përgjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.”3
Allahu (subhanehu ue te ala) ka përjetësinë ndërsa krijesat do të vdesin dhe pastaj do të ringjallen. Në fillim ata nuk ekzistonin prandaj Allahu i krijoi. Pastaj ata do të vdesin për t’u ringjallur më në fund nga Allahu (azze ue xhel). Allahu (subhanehu ue te ala) nuk ka fillim dhe mbarim.
1 25:58
2 28:88
3 55:27