Imam Muhammed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 53-54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Këtë e shkrova para dhjetë viteve në parathënien e këtij libri. Në këtë kohë shihet se ky libër kishte një ndikim pozitiv në mesin e të rinjve besimtarë pasi që ata janë udhëzuar të bazojnë fenë dhe adhurimin e tyre në burimet e pastra të Islamit; në Kuran dhe sunnet. Gjithnjë e më shumë të rinj kanë filluar të praktikojnë sunnetin dhe të adhurojnë sipas sunnetit saqë janë bërë të njohur për këtë.
Megjithatë, unë kam parë se disa prej tyre kanë hezitim të veprojnë sipas këtij libri, jo se dyshojnë në obligim e të vepruarit, por për shkak të dyshimeve që i dëgjojnë nga pasuesit e verbër. Prandaj dua të përmend ato për t’i refuzuar ata në mënyrë që ata të rinj të mund të fillojnë praktikimin e sunnetit me të gjithë të tjerët të cilët janë duke e bërë atë dhe kështu – me lejen e Allahut – t’i përkasin Grupit të Shpëtuar.
Dyshimi i parë: Disa thonë se nuk ka asnjë dyshim se është e detyrueshme për t’ia referuar çështjet tona fetare udhëzimit të profetit ﷺ, sidomos kur bëhet fjalë për adhurimin e pastër që nuk pranon asnjë mendim dhe përfundim personal, sikurse namazi, pasi që adhurimi duhet të bazohet në Kuran dhe sunnet. Megjithatë, ne nuk dëgjojmë asnjë nga hoxhallarët pasues të verbër që të urdhërojë këtë. Ne shohim se ata në fakt miratojnë mospajtimet dhe thonë se kjo është një lehtësim për umetin. Argumenti i tyre është:
“Mospajtimet e umetit tim janë mëshirë.”
Duket sikurse hadithi e kundërshton metodologjinë në të cilin ti thërret dhe ke bazuar këtë libër dhe librat e tjerë. Çfarë thoni për këtë hadith?
Para së gjithash, hadithi nuk është autentik. Është i rremë dhe i pabazë.
Alameh Es-Subki tha:
“Unë as nuk kam gjetur një hadith autentik, të dobët apo madje as një zinxhirë të shpikur të këtij hadithi.”
Megjithatë, kjo është transmetuar:
“Mospajtimet e sahabëve të mi janë mëshirë për ju.”
dhe:
“Shokët e mi janë si yjet; secilin do që të pasoni prej tyre ju udhëzoheni.”
Asnjëri prej tyre nuk është autentik. I pari është shumë i dobët, të cilin e kam shqyrtuar në “Silsilat-ul-Ahadith Ed-Da’ifeh” 1.
Së dyti ky hadith i dobët e kundërshton Kuranin fisnik i cili ndalon mospajtimet fetare dhe urdhëron unitetin fetar. Për shembull, Allahu -te ala- ka thënë:
وَأَطِيعُواْ اللّهَ وَرَسُولَهُ وَلاَ تَنَازَعُواْ فَتَفْشَلُواْ وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ وَاصْبِرُواْ إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
”Bindjuni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm se Allahu me të vërtetë, është me të durueshmit.” 2
وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُشْرِكِينَمِنَ الَّذِينَ فَرَّقُوا دِينَهُمْ وَكَانُوا شِيَعًا كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ
”E mos u bëni nga idhujtarët. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.” 3
وَلاَ يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ إِلاَّ مَن رَّحِمَ رَبُّكَ
”Ata vazhdimisht janë në kundërshtime mes vete, përveç atij që e mëshiroi Zoti yt.” 4
Ata që janë mëshiruar nga Zoti yt nuk janë të përçarë; vetëm njerëzit e së kotës janë të përçare. Si atëherë mund të jetë mospajtimi mëshirë? Kjo dëshmon se hadithi nuk është autentik, as zinxhiri i transmetimit, e as përmbajtja5. Me këtë që thashë bëhet e qartë se nuk lejohet të argumentohet me të për të mos praktikuar Kuranin dhe sunnetin, të cilën imamët e kanë urdhëruar.
1 Silsilet-ul-Ahadith Ed-Da’ifeh (58, 59 dhe 61).
2 8:46.
3 30:31-32.
4 11:118-119.
5 Ai që dëshiron të di më shumë le t’i referohet burimit të mëparshëm.