Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab-ul-Mar’ah el-Muslimah, fq. 61-62
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hadithi u forcua më tej nga fakti se shumë gra në kohën e profetit ﷺ shfaqën fytyrën dhe duart në praninë e tij ﷺ pa i kritikuar ato. Ka disa dëshmi për këtë. Këtu janë disa që po më kujtohen në kohën e shkrimit:
2 – Ibn Abasi ka thënë:
“[Në ditën e therjes] gjatë haxhit lamtumirës, një grua nga Khath’am i kërkoi të dërguarit të Allahut fetva. El-Fadl bin Abas, i cili ishte një burrë i bukur, ishte ulur pas të dërguarit të Allahut ﷺ i cili iu përgjigj pyetjeve të njerëzve.
El-Fadl bin bin Abasi u kthye kah ajo1. Ajo ishte një grua e bukur2 edhe ajo gjithashtu e shikoi atë. Pastaj i dërguari i Allahut ﷺ ia kapi mjekrën e el-Fadlit anash dhe ia ktheu fytyrën në anën tjetër.”
Tek Ahmedi tregon el-Fadl vetë:
“E shikoja atë, pas së cilës profeti ﷺ më shikoi dhe e largoi fytyrën time prej fytyrës së saj. Përsëri e shikova atë dhe përsëri ai ma largoi fytyrën prej fytyrës së saj. Tre herë bëra kështu, nuk mund të ndalesha.”
Transmetuesit e këtij hadithi janë të besueshëm, por zinxhiri është i ndërprerë pasi që el-Hakam bin Utejbeh nuk e ka dëgjuar këtë nga Ibn Abasi. Gjithashtu Ali bin Abi Talibi (radijAllahu anhu) e tregoi këtë ngjarje dhe tha se kjo ndodhi në Ditën e Kurban Bajramit pasi që profeti ﷺ kishte hedhur gurët (ritual që bëhet gjatë haxhit). Ai shtoi dhe tha:
“El-Abas i tha atij: “O i dërguari i Allahut! Pse ia ktheve qafën kushëririt tënd?” Ai u përgjigj: “Pashë një djalë të ri dhe një grua të re dhe nuk u besoja atyre për shkak të shejtanit.”
1 Në një formulim tjetër thuhet se e shikoi atë dhe se ai ishte i ngazëlluar në bukurinë e saj.
2 Në një tjetër formulim thuhet se ajo ishte e bukur.