“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

12.Si duhet të besojmë në Allahun në mënyrë të detajuar?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Barijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 46-51 Përktheu: Valdet Gashi
 www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e dymbëdhjetë: Si duhet të besojmë në Allahun (azze ue xhel) në mënyrë të detajuar?

Përgjigje: Ne besojmë dhe pranojmë me zemrat tona dhe gojët tona se Allahu është qenie e domosdoshme. Ai është një. Të gjithë kanë nevojë për Të ndërsa Ai nuk ka nevojë për askënd. Ai është i vetmi që posedon lavdi të përsosur dhe madhështi. Ai posedon përsosmëri të madhe në mënyrë që asnjë krijesë nuk mund të përfshijë ndonjë prej cilësive të Tij.

Ai është El-Eu’uel (i Pari) para të Cilit nuk ishte askush.

Ai është El-Akhir pas të Cilit nuk është askush.

Ai është Edh-Dhahir mbi të Cilin nuk është askush.

Ai është El-Batin i Cili e di gajbin (të fshehurën).

Ai është El-Alijj dhe El-A’la me lartësinë e qenies së Tij, lartësinë e pozitës së Tij dhe me fuqinë e lartësisë së Tij.

Ai është El-Alim i Cili di çdo gjë.

Ai është El-Kadir i cili është i aftë për çdo gjë.

Ai është Es-Semi që dëgjon të gjitha zërat pavarësisht gjuhëve dhe nevojave të krijesave.

Ai është El-Basir që sheh çdo gjë.

Ai është El-Hakim i Cili vepron me urtësi me krijimin dhe rregullimin e Tij.

Ai është El-Hamid i Cili lavdërohet për cilësitë dhe veprimet e Tij.

Ai është El-Mexhid i Cili posedon nderin në fuqin e Tij dhe posedon madhështi.

Ai është Er-Rrahman dhe Er-Rrahim rahmeti i të Cilit është kudo dhe përfshin gjithçka ekzistuese.

Ai është El-Malik dhe El-Mâlik i cili zotëron gjithçka. Qiejt dhe toka janë të Tij. Ato janë robërit e Tij dhe Ai disponon mbi ta sikurse Ai dëshiron.

Ai është El-Hajj i Cili ka një jetë të përsosur e cila përfshin të gjitha cilësitë qenësore të Tij.

Ai është El-Kajum i Cili ekziston Vetvetiu dhe nga i Cili ekzistojnë të tjerët.

Ai është përshkruar me të gjitha cilësitë e Tij. Ai bën atë që dëshiron. Ajo që Ai dëshiron ndodh dhe atë që Ai nuk e dëshiron ajo nuk ndodh.

Ne dëshmojmë se Ai është Krijuesi jonë dhe Formuesi që krijoi krijesat në një mënyrë të zotëruar.

Ne dëshmojmë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut.

Ne nuk i nënshtrohemi askujt tjetër përveç Allahut. Ne nuk i drejtohemi me pendim askujt tjetër përveç Allahut. Ne nuk i drejtohemi askujt tjetër përveç Allahut. Ne adhurojmë vetëm Atë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë. Ne shpresojmë vetëm në Të dhe i frikësohemi vetëm Atij.

Ne shpresojmë mëshirën e Tij dhe i frikësohemi drejtësisë dhe dënimit të Tij. Ne nuk kemi asnjë të adhuruar tjetër përveç Allahut. Atij i lutemi dhe Atë e adhurojmë. Ne nuk kemi asnjë zot tjetër për ta adhuruar përveç Allahut. Ne shpresojmë në Të. Ai është Zoti ynë që korrigjon jetën tonë sheriatike dhe materiale. Ai është Ai që ndihmon më së miri dhe na mbron kundër çdo të keqe dhe çdo sherri.

Shpjegimi

Autori tha:

“Ne besojmë dhe pranojmë me zemrat tona dhe gojët tona…”

Autori tha:

“… se Allahu duhet të ekzistojë.”

Do të thotë Ai është i Adhuruari i vërtetë dhe se ekzistenca e Tij është e vërtetë. Sepse krijesat që ekzistojnë nuk kanë Zot tjetër përveç Tij.

Autori tha:

“Ai është Një. Të gjithë kanë nevojë për Të ndërsa Ai nuk ka nevojë për askënd.”

Kjo e miraton njësimin e Tij sikurse përmban sureja “El-Ikhlas”. Kur themi se Ai është Një, kjo do të thotë se Ai është i vetëm në cilësitë e Tij. Ai ka cilësi të përsosura që askush tjetër nuk i ka. Se të gjithë kanë nevojë për Të, do të thotë se Atij duhet t’i lutemi dhe t’i kërkojmë. Kjo gjithashtu mund të thotë se Ai nuk ka zbrazëti ndryshe nga krijesat tokësore si njerëzit dhe xhinët. Të gjitha krijesat në tokë kanë zbrazëti. Ato kanë nevojë për ushqim me të cilin ushqehen.

Autori tha: “Ai është i vetmi që posedon lavdi të përsosur dhe madhështi.”

Ai është i vetëm në përsosmërinë absolute. Kur themi se Allahu ka dije kjo do të thotë se dituria e Tij është e përsosur në çdo mënyrë dhe asgjë nuk i ikën dijes së Tij. Kur ne themi se Allahu është i aftë kjo do të thotë se aftësia e Tij është e përsosur në çdo mënyrë dhe se asgjë nuk është e pamundur për Të.

Autori tha:

“Ai është El-Eu’uel (i Pari) para të Cilit nuk ishte askush.”

Ne duhet të besojmë se Ai është i Pari të cilën edhe Ai dhe i dërguari i Tij ﷺ e kanë thënë.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Ti je i Pari; nuk është askush para Teje. Ti je i Fundit; nuk është askush pas Teje. Ti je i Larti; askush nuk është mbi Ty. Ti je i Gjithdituri; nuk ka asgjë që është e fshehur për Ty.” 1

Robërit nuk mund ta përshkruajnë Atë në një mënyrë më të mirë. Më shumë se kaq nuk i përket atyre. Më shumë se kaq ata nuk janë në gjendje për të thënë. Sepse askush nuk di asgjë rreth pa fillimit të Tij të cilën e ka përmendur i dërguari i Allahut ﷺ. Allahu (xhela ue ala) gjithashtu na ka thënë se Ai do të mbetet kur çdo gjë tjetër pushon së ekzistuari;

كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ

”Çdo send zhduket pos fytyrës së Tij.” 2

كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ

”Çdo gjë që është në në këtë ekzistencë do të zhduket. Ndërsa do të mbetet përgjithmonë fytyra e Zotit tënd gjithë Madhështi e Lavdi.” 3

Të gjitha krijesat do të pushojnë së ekzistuari kur Allahu (subhaneh) palos qiejt në dorën e Tij të djathtë dhe tokat në dorën e majtë (dhe të dy duart e Zotit tim janë të djathta), i shkund ato dhe thotë:

”Unë jam Mbreti! Ku janë kryelartët? Ku janë ata mendjemëdhenjtë?” Pastaj Ai i palos shtatë tokët dhe i vendosë ato në dorën e Tij të majtë. Pastaj ai thotë: ”Unë jam Mbreti! Ku janë kryelartët? Ku janë ata mendjemëdhenjtë?” 4

Autori tha:

Ai është El-Alijj dhe El-A’la (më i Larti) me lartësinë e qenies së Tij, lartësinë e pozitës së Tij dhe me lartësinë e sundimit të Tij.

Ai është i lartë me qenien e Tij mbi arsh. Ndërkohë, Ai ka kontroll mbi të gjitha krijesat e Tij dhe është i Gjithëdijshëm për çdo gjë që veprojnë ato.

Të gjitha cilësitë e tjera janë shpjeguar nga autori. Ky është besimi i shejkh Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’dit (rahimullah).

Ai është El-Alim i Cili di çdo gjë.

Ai është El-Kadir i cili është i aftë për çdo gjë.

Ai është Es-Semi që dëgjon të gjithë zërat pavarësisht gjuhëve dhe nevojave të krijesave.

Ai është El-Basir që sheh çdo gjë.

Ai është El-Hakim i Cili vepron me urtësi me krijimin dhe rregullimin e Tij.

Ai është El-Hamid i Cili lavdërohet për cilësitë dhe veprimet e Tij.

Ai është El-Mexhid i Cili posedon nderin në fuqin e Tij dhe posedon madhështi.

Ai është Er-Rrahman dhe Er-Rrahim rahmeti i të Cilit është kudo dhe përfshin gjithçka ekzistuese.

E njëjta gjë vlen për cilësitë qenësore, duke përfshirë El-Kajjum që ekziston vetvetiu dhe që i bën të tjerët të ekzistojnë. Çdo gjë ka nevojë për Atë dhe Ai nuk ka nevojë për asgjë. Ai është përshkruar me të gjitha cilësitë e Tij vepruese. Ai bën atë që dëshiron. Ajo që Ai dëshiron ndodh dhe atë që Ai nuk e dëshiron ajo nuk ndodh.

Autori tha:

Ne dëshmojmë se Ai është Krijuesi jonë dhe Formuesi që krijoi krijesat në një mënyrë të zotëruar.

Allahu (aubhanehu ue te ala) ka thënë:

الَّذِي أَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ

 “Ai që përsosi krijimin e çdo sendi.” 5

لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ

”Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur.” 6

يَا أَيُّهَا الْإِنسَانُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ الْكَرِيمِالَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّاكَ فَعَدَلَكَفِي أَيِّ صُورَةٍ مَّا شَاء رَكَّبَكَ

“O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit Dhuruesit më të Begatë? I Cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!” 7

Allahu ka ngritur qiejt, i ka stolisur me yje dhe e shtyri diellin, hënën dhe planetet, që të udhëtojnë në hapësirën e tyre. Ai e krijoi tokën dhe e parapërgatiti që xhinët, njerëzit dhe krijesat e tjera të jetojnë në të. Allahu (subhanehu ue te ala) sikurse u tha, ka krijuar çdo gjë, e ka përsosur dhe përkryer atë siç tregojnë ajetet e cekura.

Autori tha:

“Ne dëshmojmë se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut.”

Kjo do të thotë ibadet i përulur. Ndërsa sa i përket përuljes që rezulton nga nënshtrimi me forcë, frika e natyrshme ndaj dikujt që nuk mund t’i bësh rezistencë, kjo nuk është ibadet me përulje siç u tha.

Autori tha:

”Ne nuk i nënshtrohemi askujt tjetër përveç Allahut.”

Pra ne nuk i nënshtrohemi askujt tjetër përveç Allahut dhe ne nuk i kthehemi dhe nuk i drejtohemi dikujt tjetër përveç Tij. Ai është i vetmi Zot i vërtetë.

Autori tha:

Ne shpresojmë vetëm në Të dhe i frikësohemi vetëm Atij.”

Muslimani jeton midis këtyre dy gjërave, të ketë frikë nga drejtësia e Tij (subhanehu ue te ala), d.m.th. të frikësohemi se mos Ai na dënon për mëkatet tona.

Ai (te ala) ka thënë:

وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَكِن كَانُواْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ

”Ne nuk u bëmë padrejtësi atyre, por ata vetes i patën bërë padrejtësi.” 8

وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا

“Kështu ata do të gjejnë gjithçka që ata bënë të vendosur para tyre dhe Zoti yt nuk i bën askujt padrejtësi.” 9

إِنَّ اللّهَ لاَ يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ

“S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një thërrmijë.” 10

Allahu (subhaneh) është i mëshirshëm dhe i butë ndaj robërve të vet, por Ai i ndëshkon në rast se i bëjnë mëkat Atij. Nëse Ai i dënon, Ai e bën atë me drejtësi dhe në qoftë se Ai i fal dhe i mëshiron ata, Ai e bën këtë bujarisht. Lusim Allahun që të na bëjë që ta njohim Atë si duhet, ta adhurojmë Atë si duhet dhe e lusim që të na ruaj që mos të mashtrohemi e të ndihemi të sigurt nga ndëshkimi i Tij! Prandaj, autori thotë:

“Ne nuk kemi asnjë të adhuruar tjetër përveç Allahut. Atij i lutemi dhe Atë e adhurojmë. Ne nuk kemi asnjë zot tjetër për ta adhuruar përveç Allahut. Ne shpresojmë në Të. Ai është Zoti ynë që korrigjon jetën tonë sheriatike dhe materiale. Ai është Ai që ndihmon më së miri dhe na mbron kundër çdo të keqe dhe çdo sherri.”


1 Muslimi (2713).

2 28:88.

3 55:26-27.

4 Muslimi (2788).

5 32:7.

6 95:4.

7 82:6-8.

8 16:118.

9 18:49.

10 4:40.

Shpërndaje: