Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Allahu përshkruhet duke i pohuar (cilësitë e përsosura) dhe duke i mohuar (cilësitë që kanë mangësi)

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 22-23

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kur Allahu (subhaneh) e përshkruan dhe e emërton veten në ajete dhe hadithe, Ai e bën këtë në një mënyrë mohuese dhe pohuese. Ajo mohuese është në mënyrë të përgjithshme, kurse ajo pohuese bëhet në mënyrë të detajuar. Kjo është metodologjia e Kuranit dhe sunnetit. Shembuj të mohimit të përgjithshëm, janë:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

“Asgjë nuk i përngjan Atij.” 1

فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

Pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë). 2

هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا

A di për Të ndonjë emnak (adash)?!” 3

وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

“Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 4

Shembuj të detajuar në mënyrë pohuese është se Allahu është i Fuqishëm, i Urtë, i Gjithëmëshirshëm, i Butë, Një, nuk varet nga askush ndërsa të gjithë varen nga Ai, Falës, Mëshirbërës, Sundues, i Pastër, pa të meta dhe tjerë nga emrat dhe cilësitë e detajuara të Tij (te ala).

Kurani dhe sunneti bashkojnë mes asaj mohuese dhe pohuese. Mohimi i përgjithshëm e lartëson Zotin nga çdo gjë që nuk i përket Atij (subhanehu ue te ala) dhe e pastron nga ajo që i është thënë nga armiqt e të dërguarve (salAllahu alejhim ue selem). Pohimi i detajuar konfirmon cilësitë dhe emrat e Tij (subhanehu ue te ala). Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati nuk devijojnë nga ajo me të cilën kan ardhur të dërguarit. Kjo është rruga e drejtë, pra që adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut, bindja t’i kushtohet Atij, dhe që Ai dhe emrat dhe cilësitë e Tij të besohen dhe se Ai nuk ka emnak, të barabartë dhe të ngjashëm.


1 Esh-Shura 42:11.

2 El-Bekare 2:22.

3 Merjem 19:65.

4 El-Ihlas 112:4.

Shpërndaje: