Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Dy rekatet pasuese pas vitrit

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dy rekatet pasuese

Lejohet të falen dy rekate bazuar në atë se kjo është konfirmuar nga vepra e profetit . Në fakt ai ﷺ urdhëroi umetin e tij që t’i falin këto dy rekate dhe tha:

“Vërtet, ky udhëtim është i mundimshëm dhe i rëndë, andaj kur ndonjëri nga ju ta falë vitrin, le t’i falë dy rekate pas tij, nëse zgjohet (atëherë është mirë), përndryshe këto të dyja do të jenë (namaz nate) për të.”

Transmeton Ibn Khuzejmeh në Sahihun e tij. Kjo është përmendur në Es-Sahihah.

Unë nuk kam pasur qëndrim në lidhje me këto dy rekate për një kohë të gjatë. Por kur pashë këtë urdhër fisnik dhe profetik, nxitova në veprimin e tij. Kështu e kuptova se fjalët e tijﷺ:

”Le të jetë namazi juaj i fundit i natës tek (vitr).”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Do të thotë se këto dy rekate janë vullnetare e jo obliguese. Të njëjtin mendim e ka edhe Ibn Nasri (130).

Është prej sunnetit që të lexohen në to surja “El-Zelzele” dhe surja “El-Kafirun”.

Transmeton Ibn Khuzejmeh (1104) dhe (1105) nga Aishah dhe hadithi i Enesit -radijAllahu anhuma- me dy zinxhirë që forcojnë njëri-tjetrin. Shih Sifat-us-Salah, fq. 124.

Shpërndaje: