Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Grada e tretë: Dëshira

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Kada Uel-Kadar nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/224-225)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Grada e tretë: Dëshira. E ajo është se Allahut (tebarek ue te ala) ka patur dëshirë për çdo që ekziston apo nuk ekziston në qiej dhe në tokë. Pra ajo që ekziston ajo egziston sepse Allahut (te ala) dëshiron që ajo të egzistoj. Ajo që nuk ekziston nuk ekziston sepse Allahu (te ala) nuk dëshiron që ajo të ekzistojë. Kjo dëshmohet dukshëm në Kuranin fisnik. Allahu (te ala) ka konfirmuar vullnetin e Tij në veprimet e Tij dhe në veprimet e robërve.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Ai (Kurani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit! Për atë që dëshiron të gjendet në të vërtetën, e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Allahu, Zoti i botëve!” 1

”E sikur të dëshironte Allahu ata nuk do të luftonin mes vete.” 2

”E sikur të donte Allahu, breza të tërë njëri pas tjetrit nuk do të kishin luftuar me njëri-tjetrin pasi që atyre u patën zbritur argumentet.3

Allahu (te ala) e qartësoi që veprat e njeriut ndodhin me vullnetin e Tij.

Sa për veprimet e Tij (Te ala), flitet për to shpesh në Kuran, duke përfshirë:

”Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t’i jepnim udhëzimin.” 4

”Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje.” 5

Shumë ajete të ngjashme konfirmojnë vullnetin e Allahut (tebarek ue te ala) në veprimet e Tij.

Besimi në kaderin nuk është i plotë derisa ne të besojmë se çdo egzistues dhe jo-egzistuese varet nga dëshira e Allahut. Nuk ka asgjë jo-ekzistues vetëmse që Allahu (te ala) ka dëshiruar që ajo të mos ekzistojë. Dhe çdo gjë që ekziston ekziston vetëm për shkak se Allahu (te ala) ka dëshiruar që ajo të ekzistojë. Është e pamundur që diçka të ekzistojë në qiej apo në tokë, pa vullnetin e Allahut (te ala).


1 81:27-29

2 6:112

3 2:253

4 32:13

5 11:118

Shpërndaje: