Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 42-45
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
El-Irbad bin Sarijeh ka thënë:
“Profeti ﷺ na këshilloi me një këshillë madhështore nga e cila u rrëqethen zemrat dhe lotuan sytë, me ç’rast ne i thamë: “O i dërguari i Allahut, duket sikurse të jetë një këshillë e dikujt që po largohet, prandaj na lërë ndonjë porosi!” Kështu që ai tha: “Ju porosis ta keni frikë Allahun dhe t’i dëgjoni dhe t’u bindeni pushtetarëve tuaj edhe nëse një skllav bëhet prijësi juaj sepse me siguri ai që prej jush do të ketë jetë do të përjetojë kundërshtime të mëdha, atëherë kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e kalifëve të drejtë, të udhëzuar dhe udhëzues që do të vijnë pas meje. Shtrëngojeni fort me dhëmballë. Unë ju paralajmëroj ndaj risive sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.” 1
Tirmidhi ka thënë:
”Hadithi është i mirë dhe autentik.”
Hudejfe (radijAllahu anhu) ka thënë:
”Gjitha adhurimet që nuk praktikoheshin nga sahabët e Muhammedit ﷺ as ju nuk duhet t’i praktikoni. Të mëparshmit nuk u kanë lënë asgjë këtyre të fundit për të shtuar diçka. Prandaj, kini frikë Allahun, o ju lexues dhe pasoni rrugën e selefëve.” 2
Transmetuar nga Ebu Daudi.
Darimi tha: el-Hakem bin el-Mubarak na tregoi: Amr bin Jahja na tregoi:
E dëgjova babanë tim duke treguar nga babai i tij, i cili ka thënë:
”Ne e kishim zakon që të uleshim jashtë derës së Abdullah bin Mesudit (radijAllahu anhu) para namazit të drekës në mënyrë që të mund të shkonim me të në xhami. Një herë erdhi Ebu Musa el-Esharij (radijAllahu anhu) dhe tha: ”A doli më Ebu Abdirr-Rrahmani (Ibn Mesudi)?” Ne i thamë: ”Jo.” Ai u ul me ne derisa ai doli. Kur Ibn Mesudi doli ne të gjithë u ngritëm dhe ecëm me të.
Ebu Musa i tha atij: O Ebu Abdirr-Rrahman! Pak më parë pashë diçka të panjohur në xhami dhe ajo ishte gjë e keqe, kurse deri më tani, lavdi Allahut, unë kam parë vetëm të mira.”
Ibn Mesudi tha: ”Çfarë ke parë?”
Ai tha: ”Ti do ta shohësh atë nëse ke jetë. Në xhami pashë njerëz të ulur në rrethe duke e pritur namazin. Në çdo rreth ishte i ulur një njeri dhe ai mbante guraleca të vegjël në duart e tij. Ai thotë: ”Thuani: ”Allahu Ekber” njëqind herë”, gjë të cilën ata e bëjnë. Pastaj ai thotë: ”Thuani: ”La ilahe ilAllah” njëqind herë”, gjë të cilën ata e bëjnë. Pastaj ai thotë: ”Thuani: ”Subhan Allah” njëqind herë”, gjë të cilën ata e bëjnë.
Ai tha: ”Çfarë u the atyre?”
Ai tha: ”Unë nuk u thashë asgjë. Unë e prita mendimin dhe urdhërimin tënd.”
Ai tha: ”Ti është dashur që t’i urdhëroje që t’i numërojnë mëkatet e tyre dhe t’i sigurosh se asnjë nga veprat e tyre të mira nuk do tu asgjësohen.”
Pastaj ai eci dhe ne shkuam pas tij. Kur ai erdhi tek rrethet qëndroi mbi kokat e tyre dhe tha: ”Çfarë po ju shohë duke vepruar?”
Ata thanë: ”O Ebu Abdirr-Rrahman! Ne po numërojmë tekbir, tehlil dhe tespih me grualecë.”
Ai tha: ”Numëroni mëkatet tuaja. Unë po ju siguroj se asnjë nga veprat tuaja të mira nuk do të asgjësohen. O umeti i Muhammedit! Mjerë për ju! Sa shpejt u shkatërruat! Sahabët e profetit tuaj ﷺ janë të pranishëm, rrobat e tij nuk janë kalbur dhe enët e tij nuk janë thyer. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Ose ju jeni në një fe që është më e mirë se feja e Muhammedit ose e keni hapur derën për në devijim.”
Ata thanë: ”Pasha Allahun, o Ebu Abdirr-Rrahman! Ne duam vetëm të veprojmë mirë.”
Ai i tha: ”Sa shumë e dëshirojnë këtë por nuk e arrijnë! I dërguari i Allahut ﷺ na ka treguar se do të jetë një popull që e lexojnë Kuranin, ndërsa ai nuk e kalon fytin e tyre. Betohem në Allahun se nuk e di nëse shumica prej jush u përkasin atyre.”
Pastaj u largua prej tyre.
Amr bin Selemeh ka thënë: ”Ne e pamë se si shumica e tyre bashkëpunuan me Khauarixhët gjatë ditës së Nahrauanit.” 3
Allahu është Ai nga i Cili duhet të kërkohet ndihmë dhe në të Cilin duhet mbështetur. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij.
1 Ebu Daudi (4607), Tirmidhi (2676) dhe Ibn Maxheh (34). Autentik sipas Albanit në “El-Irua” (2455).
2 Ibn-ul-Mubarak në “Ez-Zuhd” fq. 16, El-Meruezi në “es-Sunneh” (1/30) dhe Ibn Ebi Asim në “Es-Sunneh” (1/90).
3 Darimi (204), Bahshal në “Tarikh Uasit” dhe el-Khatib el-Bagdadi në “Tarikh Bagdad” (12/162).