Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Kushtet martesore duhet të përmbushen

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave bashkëshortore gjatë aktit të martesës janë se personi i cili vullnetarisht pranon ndonjë kusht është i obliguar t’i përmbushë ato.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Kushtet që meritojnë më së shumë të përmbushen janë ato me të cilat u është bërë e lejuar marrëdhënia intime.”

Transmeton Bukhari (2721) dhe Muslimi (1418).

Është transmetuar në mënyrë të saktë se kur një burrë dëshiroi të martohej me një grua, ajo i vuri kusht atij që të mos e largojë nga shtëpia e saj, dhe ai e pranoi këtë kusht. Kur ai u martua me të, dëshiroi ta sjell në shtëpinë e tij, ndërsa ajo refuzoi këtë. Grindjen e tyre e parashtruan tek Umeri – radijAllahu anhu- i cili i tha:

”Ajo ka të drejtë në kushtin e saj.”

D.m.th obligohesh që të përmbushësh kushtin e saj.

Burri tha: ”Atëherë, po ndahemi?”

Umeri – radijAllahu anhu- tha:

”Shkëputen të drejtat në bazë të kushtëzimeve.”

Transmeton Bukhari me një zinxhir të reduktuar por megjithatë, zinxhir është i konstatuar. Ky transmetohet me një zinxhir të ndërlidhur të transmetimit te Ibn Ebi Shejbeh (16449), Seid bin Mensuri (622) dhe (680) dhe Bejhaki (7/14438).

Shpërndaje: