Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Benna
Burimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 37-38
Kompilimi: Muhammed bin Iuadh bin Abdil-Ghani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dua të kujtoj vëllezërit dhe motrat,ä që lexojnë këtë artikull, dhe gjithashtu të gjithë muslimanët e tjerë, se duke pasur parasysh thinjat e mia dhe moshën time të vjetër, unë kam jetuar në të njëjtën kohë me themeluesin e Ikhuan el-Musliminëve, Hasan el-Bennan. Ai i thirri të gjitha grupet Islame dhe sektet që të bashkohen ndërsa njëkohësisht secili mund të jetë Sufi, Shiitë, Mutezili, Sunni …
Disa nga Ehl-us-Sunneti e këshilluan atë dhe sidomos shejkh Muhammed Hamid el-Faki (rahimehullah), themeluesi i Ansar-us-Sunneh. Hasan el-Benna e vizitoi atë në shtëpinë e tij. Shejkh Muhammed Hamidi i tha atij se ky bashkim nuk mund të arrihet nëse nuk bëhet sipas besimit të teuhidit të cilit iu përmbajtën sahabët (radijAllahu anhum). Ai e tha këtë për shkak të largimit të madh të këtyre grupeve ndryshme nga bazat e besimit.
Megjithatë, ky davet i cili ka për qëllim vetëm grumbullimin e njerëzve nuk ka arritur asgjë pozitive fare.