Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 19-20
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në fund të kësaj përgjigje e kujtoj Ibn Ladenin dhe njerëzit e përmendur me të se bota e shpërblimit vjen pas botës së veprave. Le të nxitojnë për t’u larguar nga luftimi i mësimeve të Islamit në emër të Islamit. Mënyra e kësaj është që nëse duan tani, duhet kërkuar qeverisë saudite të bien dakord që ata të kthehen në vend dhe të pranojnë gjykimet që gjykatat e bazuara në sheriat do t’ua japin atyre, pro apo kudër tyre dhe t’i pranojnë ato, të jenë të kënaqur me to dhe t’u nënshtrohen atyre edhe nëse kjo do të thotë që atyre duhet t’u pritet koka pas një pendimi të sinqertë. Megjithatë, ndëshkimi në këtë jetë është më i butë se ndëshkimi në jetën e ardhshme.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që bën ndonjë prej veprave të rënda dhe dënohet për të, ajo konsiderohet shpagim dhe pastrim për të.”1
Nëse ata nuk e bëjnë këtë ata duhet të dinë se Allahu nuk do të lerë të padrejtin derisa ta dënojë atë dhe kur Ai e bën këtë nuk ka rrugëdalje.
Profeti ﷺ thanë:
“Allahu e lenë të padrejtin por kur Ai e dënon atë, ai nuk i shpëton Atij.”
Pastaj i dërguari i Allahut ﷺ lexoi:
وَكَذَلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَى وَهِيَ ظَالِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ
“I tillë është ndëshkimi i Zotit tënd kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër..”2,3
1 Bukhari (6402) dhe Muslimi (1708).
2 11:102.
3 Bukhari (4409).