Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab-ul-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 72-73
Përktheu: Valdet Gashi
13 – Nga Theubani (radijAllahu anhu) transmetohet se ka thënë:
Erdhi vajza e Hubejres te profeti, dhe ajo kishte në dorën e saj unaza të mëdha prej floriri. Profeti ﷺ e goditi dorën e saj me shkop dhe i tha: ”A dëshiron që Allahu të vendos unaza prej zjarri në dorën tënde?”1
Të gjitha këto hadithe – të cilat njëkohësisht e sqarojnë hadithin e mëparshëm të Aishes – vërtetojnë se gruaja lejohet të shfaqë fytyrën dhe duart e saj. Kjo sqaron edhe kuptimin e fjalëve të Allahut (te ala):
إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا
”…përveç asaj që është e dukshme…” 24:31
Njëkohësisht ajeti kuranor:
وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ
“…dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar (shami)…” 24:31
së bashku me disa prej haditheve që përmendëm më parë, tregojnë se nuk është obligim mbulimi i fytyrës së gruas, pasi Allahu i Lartësuar urdhëroi që khimari (mbulesa e kokës/shamia) të hidhet mbi atë mbulesë (që quhet arabisht xhejbun, në shumës – xhujub) që përfshin auretin, rrethin e qafës, kraharorin dhe pjesën tjetër të trupit, dhe nuk urdhëroi me hedhjen e mbulesës mbi fytyrë, gjë e cila tregon se fytyra nuk është auret. Te njëjtën gjë e pohoi edhe Ibn Hazmi, i cili më pas tha: Ky është tekst i qartë që tregon se mbulimi i fytyrës nuk është obligim dhe kjo është ajo që kuptohet nga ajeti Kuranor.2
1 Zinxhiri i transmetimit është autentik, pavarësisht mospajtimit të mëndjemëdhenjve nga mesi i shumicës dhe pasuesve të epshit. Hadithi është saktësuar nga Ibn Hazmi, el-Hakimi, Dhehebi, Mundhiri dhe el-Iraki, siç e kam sqaruar verifikimin e hadithit në ”Adab-uz-Zifaf”. Pastaj, pashë se edhe Ibnul Kattani gjithashtu anon nga kjo (saktësimi i zinxhirit) në ”el-Uahm uel-Iham” (1/278/2).
2 El-Muhalla (3/216-217).