Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 20
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
13 – Sulmi i fundit shpërthyes që u zhvillua të martën me 9 Sefer në vitin 1417 në Khubar në lindje të Arabisë Saudite, është një shembull i terrorizmit të tmerrshëm që u krye nga njerëz të padrejtë.
Për shkak të efekteve të tij sulmi shpërthyes i fundit ishte më i keq se ai në Rijad. Shumë muslimanë dhe kufarë të siguruar u vranë dhe u plagosën. Njerëzit e siguruar në vend ishin tmerrësuar dhe frikësuar. Poashtu edhe ata të cilët kishin udhëtuar në vendin tonë nëpërmjet qeverisë. Kjo gjithashtu çoi në humbje të konsiderueshme materiale në projektet të cilat sapo kishin përfunduar vetëm disa muaj më parë. Lusim Allahun që të lehtësojë arrestimin e vepruesve terroristë në mënyrë që ata të gjykohen nga libri fisnik i Allahut dhe të jetë një kujtesë për ata që frikësohen vetëm nga shpata e së vërtetës e mbajtur nga pushtetari.