“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

13.Si duhet besuar në profetët në mënyrë të detajuar?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)

Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 46-51

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e trembëdhjetë: Si duhet besuar në profetët në mënyrë të detajuar?

Përgjigje: Ne jemi të obliguar që t’i besojmë të gjithë profetëve dhe të dërguarve, profetësia dhe mesazhi i të cilëve është vërtetuar. Ky besim duhet të jetë i përgjithshëm dhe i detajuar.

Ne besojmë se Allahu i ka zgjedhur ata me shpalljen dhe dërgimin e Tij.

Ai i ka lejuar ata të jenë ndërmjetësi midis Tij dhe krijesave të Tij për të shpallur fenë dhe rregullat e Tij.

Ai i ka mbështetur ata me mrekulli që vërteton se ata janë duke thënë të vërtetën dhe se mesazhi i tyre është i saktë.

Ata janë krijesat më të përsosur kur është fjala për dije, veprim, sinqeritet, përkushtim dhe karakter.

Allahu i ka veçuar ata me vlera të cilat i kanë vetëm ata dhe Ai i ka pastruar ata nga të gjitha karakteret e këqija.

Ata janë të pagabueshëm në çdo gjë që ata kumtojnë prej Allahut.

E vetmja gjë që gjendet në njoftimet e tyre dhe kumtimet është e vërteta dhe e sakta.

Është e detyrueshme që t’i besosh të gjithë ata dhe gjithë atë që i është dhënë nga Allahu. Pos kësaj është e detyrueshme që t’i duam ata, t’i respektojnë dhe t’i nderojmë.

Ne besojmë se ne jemi të detyruar që t’i zbatojnë këto çështje ndaj profetit tonë Muhamedit ﷺ në mënyrën më të përsosur.

Është e detyrueshme që të kesh njohuri për të dhe atë që ai e ka kumtuar plotësisht, aq sa të mundesh. Është gjithashtu e detyrueshme që të besosh në të, t’i përmbahesh atij dhe t’i bindesh atij në çdo gjë që ai na ka informuar, urdhëruar dhe ndaluar.

Ai është profeti i fundit. Nuk ka profet pas tij. Libri i tij i ka anuluar të gjitha librat tjera dhe vlen deri në ditën e gjykimit.

Besimi i robit në të nuk është i plotë derisa ai ta dijë se të gjitha që ai i ka kumtuar janë të vërteta.

Është e pamundur që të kesh ndonjë argument që bie në kundërshtim me atë që ai ka kumtuar. Në fakt, të dyja intelekti i shëndoshë dhe realiteti material konfirmojnë se i dërguari ﷺ është i vërtetë dhe se ai ka folur të vërtetën.

Shpjegimi

Kjo do të thotë që ne jemi të obliguar të besojmë në të gjithë profetët dhe të dërguarit e përmendur nga Allahu (azze ue xhel). Ne duhet të besojmë në ta dhe emrat e tyre dhe të njohim statusin e tyre. Shembuj të tyre janë të dërguarit që ishin të qëndrueshëm në përpjekjet e tyre: Nuhi, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhamedi ﷺ. Ne besojmë se ata janë të dërguarit më të mirë dhe më të mirët nga pesë janë dy besnikët Ibrahimi dhe Muhamedi (salAllahu alejhim ue selem).

Ne gjithashtu besojmë në të dërguarin Hud, Salih, Shuajb, Lut, Ejub, Jahja, Zekerija, Isma’il, Is’hak dhe Ja’kub. Ata ishin të dërguar që përcollën mesazhin e Allahut. Sa për ata që nuk përmenden, ne besojmë në ta në përgjithësi. Ahmedi transmeton nga Ebu Dherri (radijAllahu anhu) i cili tha:

“O i dërguari i Allahut! Sa profetë kanë jetuar?” Ai u përgjigj: “124.000 prej të cilëve 315 ishin të dërguar. Një numër i madh.” 1

Në “es-Sahih” të Ibn Hibanit thuhet:

“O i dërguari i Allahut! Sa profetë kanë qenë? “Ai u përgjigj: “120.000.” Unë i thashë: “O i dërguari i Allahut! Sa prej tyre ishin të dërguar?” Ai u përgjigj: “313. Një numër i madh.” 2

Ne besojmë se ka të dërguar për të cilët ne nuk kemi dëgjuar dhe të dërguar për të cilët kemi dëgjuar. Ne besojmë në të gjithë. Atyre që janë përmendur me emra i besojmë me emra dhe ata që nuk janë përmendur me emra ne i besojmë në përgjithësi. Allahu i tha profetit të Tij ﷺ:

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِّن قَبْلِكَ مِنْهُم مَّن قَصَصْنَا عَلَيْكَ

 “Ne kemi dërguar të dërguar para teje (O Muhamed); për disa prej tyre Ne të kemi treguar dhe për disa Ne nuk të kemi treguar.” 3

Ne besojmë se Allahu i ka veçuar ata me udhëzimin e Tij dhe me mesazhin e Tij:

اللّهُ أَعْلَمُ حَيْثُ يَجْعَلُ رِسَالَتَهُ

 “Allahu e di më mirë se ku e kujt t’ia japë mesazhin e Tij.” 4

وَمَا أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ إِلاَّ رِجَالاً نُّوحِي إِلَيْهِمْ

 “Ata që ne i kemi dërguar para teje nuk ishin asgjë veçse burra të cilëve Ne i shpallëm.” 5

Ne gjithashtu besojmë që Allahu i ka bërë ata ndërmjetës midis Tij dhe krijimeve të Tij. Ata ja përcollën fenë dhe rregullat e Tij. Ai i mbështeti ata me shenja që dëshmuan besueshmërinë e tyre dhe mesazhin e vërtetë. Ai bëri që zjarri në të cilin u hodhë Ibrahimi ishte i ftohtë dhe i butë. Ai ja dha Musait shkopin dhe dorën (që i bënte dritë). Ai ja dha Salihut devenë. Ai lejoi Isain të ringjallë të vdekurit me lejen e Tij dhe të formoja diçka të ngjashëm me një zog në argjilë dhe t’i fryjë atij që ai me lejen e Tij të bëhej një zog.

Ka të dërguar për të cilët ne nuk kemi dijeni. Megjithatë, duhet të besojmë se Allahu e ka bekuar çdo të dërguar me mrekulli për të vërtetuar mesazhin e tij. Të dërguarit janë krijimet më të përkryera në dije dhe veprime. Ata janë njerëzit më të besueshëm. Zemrat e tyre janë më të devotshmet dhe karakteret e tyre janë më të përsosurat. Allahu i ka bekuar ata me virtytet që askush tjetër nuk mund të matet. Ai i ka pastruar ata nga të gjitha cilësitë e këqija. Ata janë të përsosur në të gjithë atë që ata kumtojnë nga Allahu.

A janë profetët të pagabueshëm nga fëmijëria e tyre apo fillon kjo vetëm kur ata të dërgohen? Megjithatë, ata janë të pagabueshëm në atë që ata kumtojnë nga Allahu.

Ne besojmë se ata nuk thonë dhe nuk kumtojnë asgjë pos të vërtetës. Allahu (azze ue xhel) i tha profetit të Tij ﷺ:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ وَلَا نَبِيٍّ إِلَّا إِذَا تَمَنَّى أَلْقَى الشَّيْطَانُ فِي أُمْنِيَّتِهِ فَيَنسَخُ اللَّهُ مَا يُلْقِي الشَّيْطَانُ ثُمَّ يُحْكِمُ اللَّهُ آيَاتِهِ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ لِيَجْعَلَ مَا يُلْقِي الشَّيْطَانُ فِتْنَةً لِّلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ وَالْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ لَفِي شِقَاقٍ بَعِيدٍ

 “Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë profet (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që kur ai (i dërguari) dëshiroi diçka të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij shejtani, e Allahu asgjëson atë që e hedh shejtani dhe Allahu fuqizon argumentet e veta. Dhe Allahu është i Gjithëdituri, më i Urti Gjithëgjykues. E për ta bërë atë (dyshim), që shejtani e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S’ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.” 6

Kur shejtani përpiqet të fusë tinëz diçka në dëgjimin e të dërguarve, Ai (azze ue xhel) ja fshin atë, e përjashton atë dhe e bën të qëndrueshme të vërtetën.

Gjithashtu, është e detyrueshme të besosh në të gjithë profetët dhe gjithçka që ata kanë kumtuar nga Allahu, t’i duam ata, t’i respektojmë dhe t’i lartësojmë ata. Ne gjithashtu besojmë se ne jemi veçanërisht të detyruar që t’i përmbahemi në këtë mënyrë profetit tonë Muhamed ﷺ. Nëse jemi të detyruar t’i duam të gjithë të dërguarit, atëherë ne jemi më të detyruar që të duam atë ﷺ më shumë se të gjithë njerëzit e tjerë. Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Betohem në Allahun se unë të dua më shumë se çdo gjë tjetër përveç vetes sime.” Profeti ﷺ i tha: “Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, jo ​​deri sa ti të më do mua më shumë se veten.” Atëherë Umeri (radijAllahu anhu) tha: “Tani të dua më shumë se veten time.” Profeti ﷺ i tha: “Tani, o Umer (je me të vërtetë besimtar tamam i plotësuar).” 7

Është e detyrueshme që të kemi njohuri në lidhje me të ﷺ dhe në lidhje me tërë mesazhin e tij aq sa të kemi mundësi, ta besojë atë, të praktikojmë mesazhin e tij dhe t’i bindemi atij ﷺ në të gjitha gjërat, ta pranojnë atë, të përmbushim porositë e tij dhe të shmangim ndalesat e tij. Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلاَّ لِيُطَاعَ بِإِذْنِ اللّهِ

“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhrin e Allahut t’i bëhet respekt (nga njerëzit) atij.” 8

لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

 “Tashmë ju ka ardhur një i dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet e juaja, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë dhe i mëshirshëm me besimtarët.” 9

الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الأُمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِندَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالإِنْجِيلِ يَأْمُرُهُم بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُحِلُّ لَهُمُ الطَّيِّبَاتِ وَيُحَرِّمُ عَلَيْهِمُ الْخَبَآئِثَ وَيَضَعُ عَنْهُمْ إِصْرَهُمْ وَالأَغْلاَلَ الَّتِي كَانَتْ عَلَيْهِمْ فَالَّذِينَ آمَنُواْ بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُواْ النُّورَ الَّذِيَ أُنزِلَ مَعَهُ أُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ

“Ata të cilët ndjekin të dërguarin, profetin që s’di as të shkruajë e as të lexojë (Muammedin) të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Teurat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.” 10

Ne besojmë se ai është profeti i fundit që nuk pasohet nga asnjë profet. Sundimi i tij ka shfuqizuar të gjitha rregulloret e mëparshme dhe mbetet deri në ditën e gjykimit. Besimi në të nuk është i plotë derisa robi e di se të gjitha që ai ka kumtuar janë të vërteta.

Ai (te ala) ka thënë:

ثُمَّ جَعَلْنَاكَ عَلَى شَرِيعَةٍ مِّنَ الْأَمْرِ فَاتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاء الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ إِنَّهُمْ لَن يُغْنُوا عَنكَ مِنَ اللَّهِ شَيئًا وإِنَّ الظَّالِمِينَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُتَّقِينَ

 “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te Allahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Ueli (Mbrojtës e Ndihmues) i besimtarëve të devotshëm.” 11

Është e pamundur që një dëshmi logjike, materiale ose çdo lloj tjetër të shkoj kundër legjislacionit të tij që është rruga e vërtetë. Dëshmia materiale dëshmon besueshmërinë dhe vërtetësinë e të dërguarit ﷺ. Madje vetë Kurani dëshmon vërtetësinë e tij dhe mesazhin e vërtetë. Kjo vërtetohet nga profecitë sikurse pushtimet, si Khauarixhët që lexojnë Kuranin pa e kuptuar atë dhe zjarrin në Hixhaz që ndriçoi Levantin. Ai zjarr ka ndodhur në periferi të Medinës në vitin 656. Gjithashtu profecitë e tij se umeti i tij do të pasojë umetet e mëparshme dhe se distanca të gjata do të kalohen në një kohë të shkurtër e cila po ndodh në mënyrë të qartë sot.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Çasti nuk do të ndodhë derisa koha të ecë shpejt. Një vit do të jetë si një muaj, një muaj si një javë, një javë si një ditë, një ditë sa koha që merr rënia e një gjethe e palmës.” 12

Profecitë e tij kanë ndodhur. Ai që thotë diçka tjetër është një gënjeshtar i devijuar dhe na kujton ata që thanë:

اللَّهُمَّ إِن كَانَ هَذَا هُوَ الْحَقَّ مِنْ عِندِكَ فَأَمْطِرْ عَلَيْنَا حِجَارَةً مِّنَ السَّمَاء أَوِ ائْتِنَا بِعَذَابٍ أَلِيمٍ

 “(Kujto) edhe kur thanë: “O Allah! Në qoftë se ky (Kuran) është padyshim e vërteta e shpallur prej Teje, atëherë derdh mbi ne breshër gurësh nga qielli ose lësho mbi ne dënim të dhimbshëm.” 13

Sa madhështore është mësimdhënia dhe adhurimi ﷺ të cilin ai ja mësoi umetit të tij! Kjo është një e vërtetë e qartë, një dritë e ndritshme dhe një rrugë e drejtë:

وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ

“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.” 14


1 Ahmedi (5/265). Autentik sipas Albanit në ”el-Mishkah” (5737).

2 Ibn Hibani (361).

3 40:78.

4 6:124.

5 21:7.

6 22:52-53.

7 Bukhari (6632).

8 4:64.

9 9:128.

10 7:157.

11 45:18-19.

12 Ahmedi (2/537) dhe Ibn Hibani (6842). Autentik sipas Albanit në ”el-Mishkat” (5448).

13 8:32.

14 6:153.

Shpërndaje: