Imam Ebu Bekr Muhamed bin El-Husajn El-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “Esh-Shari’ah”
www.perlatmuslimane.com
109 – El-Kasim bin Mukhajmirah tha në lidhje me fjalët e Allahut (azze ue xhel):
“Por pas tyre erdhën breza që e braktisën namazin dhe ndoçën epshet e veta. Shpejt do të shijojnë shkatërrimin dhe do të hidhen në xhehenem.” Merjem 19:59
“Ata neglizhuan kohët e namazit, por pa e lënë atë. Ndërsa, nëse ata do ta kishin lënë atë, ata do të ishin kufarë.”
110 – El-Misuar bin Makhramah ka thënë:
“Pasi që e kishin therrë Umerin (radijAllahu anhu), Ibn Abbasi hyri tek ai. Në mëngjes ata e zgjuan atë dhe i thanë: “Namazi! Namazi!” Atëherë ai tha: “Po. Ai që nuk ka namaz nuk ka Islam.” Pastaj ai doli ndërsa gjaku i rrjedhte.”
111 – Ebu Daudi ka thënë: “E kam dëgjuar Ahmedin duke thënë: “Ai i cili thotë se nuk e falë namazin, ai është kafir.”