Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 37
Përktheu: Valdet Gashi
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
9 – Imagjinimi nuk mund ta arrijë Atë, të kuptuarit nuk mund ta përfshijë Atë.
Shpjegimi
Allahu (subhanehu ue te ala) njihet, por atë nuk e percepton mendja. Allahu është më i madh se çdo gjë tjetër:
يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِ عِلْمًا
“Ai (Allahu) e di çfarë u ndodhë atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do t’u ndodhë atyre (në jetën e fundit), po dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë.”1
Nga njëra anë, ka dije rreth Allahut. Nga ana tjetër, Ai nuk perceptohet. Allahu është më i madh se çdo gjë tjetër. Mendja nuk mund ta imagjinojë Atë. As nuk lejohet të themi për Allahun diçka që nuk është thënë nga Allahu (subhaneh) dhe i dërguari i Tij ﷺ.
1 20:110