Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Besimi i saktë lidhur me kerametet e eulijave

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas

Burimi: el-Mu’takad es-Sahih

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati besojnë në kerametet të cilat u ndodhin eulijave me lejen e Allahut, të cilat janë përmendur shumë herë në tekste. Sipas tyre, ueli është ai që kryen urdhrat sheriatike dhe u shmanget asaj që është e ndaluar nga ana e sheriatit. Ai (te ala) ka thënë për eulijat:

”Me të vërtetë për eulijatë e Allahut (të përkushtuarit, besimtarët e vërtetë që i dorëzohen plotësisht Allahut) as frikë nuk do të ketë mbi ta, as nuk do të pikëllohen. Të cilët besuan (në njësinë e Allahut, në Islam) dhe që gjithnjë e patën frikë Allahun.” Junus 10:62-63.

Për të qenë nga ky lloj i njerëzve pra duhet pasur besim dhe devotshmëri.

Keramet janë një gjë e jashtëzakonshme që Allahu (te ala) e bënë t’u ndodh robërve të Tij të devotshëm dhe besimtarë. Ato u ndihmojnë atyre që të kryejnë një veprim fetarë apo jetësorë. Nga ana tjetër, kerametet e besimtarëve të devotshëm nuk arrijnë në të njëjtin nivel sikurse mrekullitë (muxhizet) e profetëve dhe të dërguarve.

Disa shembuj të kerameteve të cilat u kanë ndodhur robërve të Allahut, besimtarë dhe të devotshëm është historia e njerëzve të shpellës (el-Kehf), Merjemja (radijAllahu anha) kur dhimbjet e lindjes e çuan atë tek një trung palme dhe më pas u urdhërua nga Allahu që ta shkund trungun e palmës në mënyrë që hurme të pjekura dhe të lëngshme të bien rreth saj, Allahu e furnizonte atë në mënyrë që ajo kishte fruta dimërore në verë dhe fruta verore në dimër, historia lidhur me Asifin shkrimtarin e Sulejmanit, historia e njeriut të cilin Allahu e la të qëndrojë i vdekur për njëqind vjet e pastaj e ringjalli atë, historia të cilin e tregoi murgu Xhurejxhi, historia e tre izraelitëve të cilët u strehuan në një shpellë dhe guri ua bllokoi daljen dhe ngjarje të ngjashme që janë të njohura tek dijetarët dhe të cilat i ka konfirmuar Kurani, sunneti autentik apo ajo që është transmetuar në mënyrë autentike nga selefët dhe pasardhësit e tyre.

Keramtetet do të ekzistojnë në këtë umet deri në ditën e gjykimit sepse shkaku i tyre është besimi dhe devotshmëria, ndërsa besimi dhe devotshmëria do të ekzistojnë deri në ditën e gjykimit.

Por në qoftë se një ngjarje e jashtëzakonshme i ndodh një personi, kjo nuk do të thotë se është argument për mirësinë e tij, besimin dhe devotshmërinë. Në këtë rast veprat e tij duhet të peshohen me Kuranin dhe Sunnetin që tregojnë nëse ato përputhen me to, dhe në qoftë se ai i pason ato nga ana e brendshme dhe e jashtme.

Për vlerën e eulijave të Allahut më së miri flet hadithi të cilin e ka transmetuar Bukhariu në sahihun e tij nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili thotë: I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Allahu (tebareke ue te ala) thotë: Ai që e armiqëson mikun Tim, Unë i shpalli luftë atij.”

Shpërndaje: