Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.A e ka fasha të njëjtin gjykim si mestet?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 14: A e ka fasha të njëjtin gjykim si mestet?

Përgjigje: Po. Personi me fashë është më i arsyetuar se personi me meste. Është më lehtë të zbathen mestet, të lahen këmbët dhe të mbathen përsëri se sa të largohet fasha dhe pastaj të vendoset përsëri. Nëse sheriati lejon mes’hin mbi meste, atëherë dhënia mes’h fashës ka më shumë të drejtë që të lejohet. Kur profeti ﷺ e dërgoi një batalion, ai i urdhëroi ata që t’u japin mes’h fashës dhe mesteve. Nga mestet ne mund të kuptojmë se është e lejuar për t’u dhënë mes’h fashës sepse edhe ajo ngrohë dhe ka të njëjtin qëllim si mestet.

Shpërndaje: