“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

14.Sa nivele i ka besimi në kaderin dhe përcaktimin dhe cilat janë ato?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 46-51
Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e katërmbëdhjetë: Sa nivele i ka besimi në kaderin dhe përcaktimin dhe cilat janë ato?

Përgjigje: Nivelet janë katër. Besimi në kaderin nuk është i plotë deri sa nuk i beson ato:

1 – Besimi se Allahu di çdo gjë dhe se dituria e Tij përfshin çdo gjë që ndodh e madhe apo e vogël.

2 – Besimi se ai ka shkruar këtë në pllakën e ruajtur.

3 – Besimi se të gjitha ato ndodhin me dëshirën dhe fuqinë e Tij. Ajo që Ai dëshiron ndodh dhe ajo që Ai nuk dëshiron nuk ndodh.

4 – Besimi se Allahu ka lejuar robërit që të jenë të lirë lidhur me veprimet e tyre. Ata veprojnë sipas zgjedhjeve personale, dëshirave dhe fuqive të tyre.

Allahu (te ala) ka thënë:

أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاء وَالْأَرْضِ إِنَّ ذَلِكَ فِي كِتَابٍ

 “A nuk e ke ditur, se Allahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për Allahun është shumë lehtë.” 1

لِمَن شَاء مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ وَمَا تَشَاؤُونَ إِلَّا أَن يَشَاء اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ

 “Për këdo prej jush që dëshiron të ecën drejt. E ju nuk do të dëshironi, po të mos jetë se dëshiron Allahu – Zoti i botëve.” 2

Shpjegimi

Besimi në kaderin dhe përcaktimin përbëhet nga katër nivele:

1 – Besimi se Allahu di gjithçka dhe se dija e Tij përfshin gjithçka. Allahu (azze ue xhel) di gjithçka dhe Ai e di atë në detaje. Ai e di kur ndodhin gjërat. Allahu ka njohuri për secilin prej nesh dhe të gjitha krijimet e tjera deri në ditën e gjykimit; datën e lindjes dhe vendlindjet.

Ai e di se çka do të bëjnë ata, kur do ta bëjnë dhe ku do ta bëjnë. Ai e di se ku, kur dhe si do të vdesim dhe nëse shkaku ynë i vdekjes do të jetë lufta, sëmundja, e natyrshme, zjarri aksidental, fundosja, rrënimi i shtëpisë dhe kështu me radhë. Allahu i di të gjitha këto. Allahu di gjithçka që do të ndodh në krijim. Ai e dinte atë para se të ndodhte, Ai e vendosi atë dhe Ai e shkroi atë. Ka dëshmi të panumërta për këtë.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ

 “Asnjë fatkeqësi nuk bie në tokë ose mbi ju që të mos jetë e shkruar në librin (El-Leuh El-Mahfudh) para se Ne ta sjellim atë në zbatim. Sigurisht që kjo për Allahun është e lehtë.” 3

2 – Ai ka shkruar këtë dije dhe kaderin në pllakën e ruajtur.

Ai (azze ue xhel) ka thënë:

إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ

 “Ne çdo send e kemi krijuar me paracaktim preciz.”

Hadithi thotë:

“Gjëja e parë që Allahu krijoi ishte pena. Allahu i tha: ”Shkruaj!” Pena tha: “O Zot, çfarë të shkruaj?” Ai i tha: ”Shkruaj përcaktimin e gjithçkaje deri në ditën e gjykimit!“5

Pena pra shkruajti kaderin me urdhrin e Allahut (azze ue xhel).

3 – Gjithçka ndodh përgjatë vullnetit dhe aftësisë së Tij. Atë që Ai dëshiron ajo ndodh dhe atë që Ai nuk dëshiron ajo nuk ndodh. Asgjë në univers nuk ndodh pa vullnetin e Allahut përndryshe kjo do të thoshte se urdhrat e Tij mbizotërohen. Allahu është mbizotërues dhe askush nuk e mbizotëron. Ai është i Plotfuqishmi dhe askush nuk ka pushtet mbi Të. Është Ai që krijoi robërit dhe veprimet e robërve. Ai (te ala) tregoi se Ibrahim i tha popullit të vet:

وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ

 “Ndërsa Allahu ju ka krijuar ju dhe çfarë ju bëni e veproni!” 6

وَمَا تَشَاؤُونَ إِلَّا أَن يَشَاء اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ

 “E ju nuk do të dëshironi, po të mos jetë se dëshiron Allahu – Zoti i botëve.” 7

وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّاهَا فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَاهَا

”Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.” 8

4 – Ai ka zbatuar kaderet duke i lejuar robërit t’i zbatojnë ato. Ai ka dashur që ata të bëjnë atë që Ai ka vendosur për ta. Kjo është ajo që është kaderi i përditshëm. Kaderet pra janë si më poshtë:

1 – Kaderi i përgjithshëm që është shkruar në pllakën e ruajtur. Aty Allahu ka shkruar kaderin e gjithçkaje.

2 – Kaderi i jetës që është shkruar në lidhje me formimin e fetusit. Ky kader është marrë nga kaderi i përgjithshëm.

3 – Kaderi vjetor që çdo vit shkruhet gjatë natës së kadrit.

4 – Kaderi ditorë që është një zbatim i kaderve. Sot, Allahu ka vendosur që ti për shembull ke për të ngrënë një ushqim të caktuar, të shkosh në një vend të caktuar dhe kështu me radhë deri sa të vdesësh pa marrë parasysh mënyrës se si. Hadithi thotë sikurse thamë:

“Gjëja e parë që Allahu krijoi ishte pena. Allahu i tha: ”Shkruaj!” Pena tha: “O Zot, çfarë të shkruaj?” Ai i tha: ”Shkruaj përcaktimin e gjithçkaje deri në ditën e gjykimit!

Është transmetuar se Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:

“E para që Allahu e krijoi ishte penda. Ai e krijoi atë nga alfabeti, para Elifit dhe Lamit. Imagjino një laps të dritës dhe aq i gjatë sa distanca midis qiellit dhe tokës. Ai tha atij: “Shkruaj në pllakën e ruajtur!” Ai tha: “Çka të shkruaj, o Zot?” Ai tha: “Atë që do të ndodhë deri në ditën e gjykimit.” Pasi që Allahu krijoi krijimet i ngarkoi engjëjt e tij që t’i mbrojnë ata dhe veprimet e tyre. Në ditën e gjykimit veprimet e tyre do t’i shfaqen atyre dhe do të thuhet:

هَذَا كِتَابُنَا يَنطِقُ عَلَيْكُم بِالْحَقِّ إِنَّا كُنَّا نَسْتَنسِخُ مَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

“Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja), që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’vepronit.” 9

Ai tregoi të dy librat që ishin të njëjtë. A nuk jeni ju arabë? Çfarë nuk shkruhet nëse jo një libër?” 10

Zinxhiri i hadithit është autentik dhe nuk transmetohet nga Bukhari apo Muslimi.


1 22:70.

2 81:28-29.

3 57:22.

4 54:49.

5 Ebu Daudi (4700) dhe Tirmidhi (2155). Autentik sipas Albanit në “Sahihul-Xhami” (2017).

6 37:96.

7 81:29.

8 91:7-8.

9 45:29.

10 El-Hakim (3693) dhe el-Bejhaki në “El-Kada uel-Kader” (277).

Shpërndaje: