“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

14.Rruga e drejtë dhe domethënia e saj

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 23-24

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kjo është rruga e drejtë për të cilën Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:

اهدِنَا الصِّرَاطَ المُستَقِيمَ

“Përforcona (drejtona) në rrugën e drejtë.” 1

وَمَن يُطِعِ اللّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللّهُ عَلَيْهِم مِّنَ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاء وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقًا

“E kush i bindet Allahut dhe të dërguarit, ai do të jetë së bashku me ata që Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profet, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shoqërim i mirë janë ata!” 2

Rruga e tyre është të besosh në Allahun, në emrat e Tij dhe në cilësitë e Tij, të lartësohet nga shëmbëlltyra me krijesat, të përshkruhet Ai me cilësitë e përsosura, të kryhen urdhrat e Tij, të përmbajturit nga ndalesat e Tij dhe të përmbajturit kufijve të Tij. Kjo është rruga e drejtë. Allahu bashkon mes pohimit të detajuar dhe mohimit të përgjithshëm. Ai (te ala) ka thënë:

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ اللَّهُ الصَّمَدُ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

“Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 3

Ai tha se Ai është Allahu, Një dhe i Pavarur nga krijesat, nga i Cili të gjithë varen. Pastaj Ai tha:

لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ

”Ai as nuk lind, as nuk është i lindur.”

Ky është një detaj i veçantë që mohon lindjen për shkak të mangësive që ajo ka. Pastaj përgjithësoi Ai (te ala) duke thënë:

وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

”Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!

Ai gjithashtu tha:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

”Asgjë nuk i përngjason Atij.”

فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

”Pra mos i përshkruani Allahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).”

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ

”Asgjë nuk i përngjason Atij.”


1 El-Fatiha 1:6.

2 An-Nisa’ 4:69.

3 El-Ihlas 112:1-4.

Shpërndaje: