Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Terrorizmi në Arabinë Saudite ka ekzistuar që nga koha e mbretit Abdul-Aziz

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 20-22

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Këto ishin disa shembuj të terrorizmit që kanë sprovuar disa vende Islamike, përfshirë vendin tonë të dashur. Gjithashtu ky vend ka përjetuar terrorizmin që kur mbreti Abdul-Aziz bin Abdirr-Rrahman el-Fejsal el-Su’ud mori pushtetin dhe e bashkoi atë. Ai e bashkoi vendin në teuhid dhe zbatim të librit të pastër të Allahut. Ai hoqi të gjitha format e padrejtësisë dhe u përhap çdo lloj i drejtësisë. Pas monoteizmit të tij dhe detyrave të kryera, unë besoj se është më e mira që ka bërë. Dokumentet historike konfirmojnë fjalët e tij kur ai e qetësoi botën Islame:

“Çelsat e dy xhamive të shenjta janë në duar të sigurta. Ne e kemi shfarrosur padrejtësinë dhe e kemi përhapur drejtësinë në të gjithë vendin. Gjëja që ne më së shumti e duam është që muslimanët e të gjithë botës të vijnë tek ne për haxh, rrugët e tyre të jenë të hapura. Askush nuk do të ju shkaktojë ndonjë dëm. Jeni të qetë. Ne vetë do të shkojmë në Mekë për të takuar delegacionet Islame dhe për t’i mirëpritur ata. Ne kemi marrë përgjegjësinë për t’ia rikthyer haxhit madhështinë e tij të lulëzuar dhe të lashtë.”

Pastaj ai (rahimehullah) tha:

“Unë, familja ime, populli im dhe ushtria ime janë ushtarët e Allahut që përpiqen për mirëqenien dhe garantimin e sigurisë për haxhilerët.” 1

Këto fjalë të bukura që janë dokumentuar nga historia, qetësojnë zemrat që e duan të mirën dhe të mirë, dhe që luten ata të bekohen në udhëtimet e tyre. Në të njëjtën kohë, ato janë gjithashtu raketa që lideri besnik dhe kurajoz i ka shtënë kundër zemrave të vrazhta dhe të sëmuara dhe shpirtrat e padrejtë dhe të paarsyeshëm që i dorëzohen së keqës, mashtrimit dhe shkatërrimit. As nuk iu shkonë mendja se ata janë të vdekur në këtë jetë dhe të pakënaqur në jetën tjetër.

Nëse kështu është gjendja atëherë nuk është për t’u habitur se Gadishulli Arabik karakterizohet me siguri ndërsa njerëzit e saj gëzojnë dhuntinë e plotë fetare dhe një standard të rehatshëm të jetesës që nga ajo ditë e tutje deri sa dëshiron Allahu. Sot ne vërtetë shohim se si një udhëtar udhëton nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim pa pasur frikë askënd përveç Allahut. ElhamdulLilah, ne i lutemi Allahut të na japë më shumë mirësi dhe të shmangë nga ne vështirësitë.

Mbreti Abdul-Aziz ka të drejtë që ta falenderojnë dhe që të luten për të gjithë qytetarët sauditë që kur ai bashkoi vendin, derisa bijtë e tij fisnik vazhdojnë mirëqenien e mirësisë dhe begatisë që vazhdon edhe sot dhe do të zgjasë për aq kohë sa të do Allahu:

“Ai pasoi bujarinë e babait të tij

ai që e krahason një person me babain e tij nuk ka qenë i padrejtë

Udhëheqësi ynë dhe kujdestari i dy xhamive të shenjta mbreti Fahd bin Abdil-Azizi ka thënë:

“ElhamduLilah, i Cili na ka dhënë një jetë pranë qytetit të siguritë dhe të shenjtë, dhe bëri që përgjegjësia e ruajtjes së dy xhamive të shenjta, haxhilerëve, adhuruesve dhe vizitorëve të jetë përgjegjësia jonë më e lartë dhe më fisnike.”


1 Garda Kombëtare Saudite, Dhul-Hixhehh 1404, përmes librit “el-I’tida’at’alal-Haramejn esh-Sherifejn”.

Shpërndaje: