Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 49-50
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
15 – Ebul-Fad’hl Xhafer bin Muhammed bin Jakub es-Sandali na tregoi, el-Hasan bin Muhammed bin es-Sebeh ez-Za’farani na tregoi, Shebebeh bin Sauuar na tregoi, Urka na tregoi, nga Ebuz-Zinad, nga el-A’raxh, nga Ebu Hurejra i cili ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Dora e djathtë e Allahut (azze ue xhel) është plot. Ajo nuk mangësohet nga dhurimi ditën dhe natën. Çfarë do të thoni lidhur me Atë, Ai ka dhuruar që kur Ai krijoi qiejt dhe tokën pa iu pakësuar asgjë nga ajo që gjendet në dorën e Tij të djathtë? Arshi i Tij ishte mbi ujë dhe në dorën tjetër të Tij të djathtë është peshorja të cilën Ai e ulë dhe e ngre.” 1
1 Bukhari (4684), Muslimi (993), Ahmedi (2/242) dhe Tirmidhi (3045) i cili tha: Ky hadith është autentik dhe i mirë dhe e shpjegon ajetin:
وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللّهِ مَغْلُولَةٌ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَا
”Jehudët thanë: Duart e Allahut janë të mbyllura (Ai nuk dhuron dhe nuk shpenzon nga begatitë e Tij)! Qofshin të lidhura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar ata, për çfarë u nxori goja! Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira. Ai shpenzon nga negatitë e Tij ashtu siç do Ai.” 5:64
Hadith është ritransmetuar nga imamët. Ne besojmë në të sikurse është kumtuar pa interpretim apo imagjinim. Kështu thanë disa imamë duke përfshirë Sufjan eth-Theurin, Malik bin Enesin, Ibn Ujejneh dhe Ibn-ul-Mubarak, ato duhet të transmetohen dhe të besohen pa i imagjinuar.”