Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.I mençuri dhe të shmangurit prej njerëzve

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti 
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Detyrë e të mençurit është që t’i shmanget njerëzve në përgjithësi dhe të qëndrojnë larg nga të ndenjurit shumë me ta. Nëse përfitimi i vetëm në këtë do të ishte mos-bërja e mëkateve do të ishte e mjaftueshme për të që të mos e njollos gjendjen e tij të shëndosh me diçka që shpie në zënka.

2 – Umer bin el-Khatab -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Merreni si pjesë të rëndësishme të jetës suaj mos-përzierjen me njerëz.”

3 – Sufjan bin Ujejneh ka thënë:

“Kam parë në ëndërr Sufjan eth-Theurin dhe se i thash atij: “Më këshillo!”

Ai më tha:

“Ke kujdes na njohja me shumë njerëz. Ke kujdes nga njohja me shumë njerëz. Ke kujdes nga njohja me shumë njerëz.”

4 – Ahmed bin Hanbeli ka thënë: 

“E pashë se si Ibnus-Semak i shkroi letër njërit prej vëllezërve të tij:

“Nëse ke mundësi bëhu vetëm rob i Allahut dhe mos vepro asgjë tjetër (largohu nga njerëzit sa më shumë).”

5 – I mençuri nuk duhet të robëroj veten duke ndenjur me njerëzit e nivelit të tij duke luftuar për të drejtat e tyre dhe duke i duruar dëmet e mundshme që ata i shkaktojnë nëse ka mundësi që të mos i veprojë këto ngase mos-përzierja me njerëzit e pastron zemrën dhe koha e adhurimit nuk do t’i kaloj kot. Kështu vepruan të parët tanë të mirë dhe të mëvonshmit prej tyre.

6 – Ibnul-Mubarak ka thënë:

“Një herë prej herësh Fudejli e vizitoi Daud et-Taiun por Daudi e mbylli derën. Pastaj Fudejli u ul jashtë shtëpisë dhe filloi të qante, ndërsa Daudi ishte ulur brenda në shtëpi dhe qante.”

7 – Bekr Muhamed el-‘Abid ka thënë: Daud et-Ta’i më tha:

“O Bekr! Qëndro larg nga njerëzit ashtu siç qëndron larg nga kafsha e egër grabitqare.”

8 – Umer bin Abdul-Aziz ka thënë:

“Disa njerëz panë se një qen i madh i zi ishte shtrirë pranë Malik bin Dinarit, andaj i thanë: “O Ebu Jahja! A nuk po e sheh qenin afër teje?”

Ai tha: “Ky është më i mirë se një shoqëri e keqe.”

9 – Kur dijetarët si Daud et-Ta’i qëndruan larg nga njerëzit e veçantë kjo tregon se ata u shmangën edhe njerëzve të thjeshtë, ata e bënë këtë në mënyrë që të trajnojnë vetveten që të jenë në gjendje t’i përballojnë vetmisë. Kam frikë se ai i cili nuk braktis atë që është e lejuar do të bie në të ndaluarën.

Lidhur me shkakun që kërkon të shmangurit nga të gjithë njerëzit kjo bëhet kur nuk ka ndonjë të mirë në ta dhe e keqja është e përhapur në mesin e njerëzve sepse njerëzit në përgjithësi e fshehin të mirën ndërsa shfaqin gjithnjë të keqën! Nëse personi është dijetar, njerëzit thonë: ai është bidatçi, nëse është injorant, e fyejnë atë, nëse është më i lartë se ata, e kanë zili atë, nëse është nën nivelin e tyre, e poshtërojnë atë, nëse ai flet, thonë se po dërdëllit, nëse ai hesht, thonë se është budalla, nëse është kursimtar, thonë se është koprrac, nëse është bujar, thonë se është shkapërderdhës. Ai që e lejon veten e vet që të mashtrohet nga këta njerëz, në fund do të pendohet ose do të bjerë në nivelin e tyre!

10 – El-Ekkaf Hafs bin Humejd ka thënë:

“Jam shoqëruar me njerëz për 50 vite radhazi dhe ajo që pashë ishte se askush nuk fshehu ndonjë nga të metat e mia, askush nuk u mundua të më pajtoj me dikë që unë i kisha ndërprerë lidhjet, dhe nuk ndjehesha i sigurt me ta kur zemëroheshin. Andaj të kalosh kohën me njerëz të tillë është budallallëk i madh!”

11 – Malik bin Enes ka thënë:

“Më kanë treguar se Ebu Dherri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Në të kaluarën njerëzit ishin gjethe pa gjemba. Sot janë gjemba pa gjethe!”

12 – I mençuri e di se sjelljet e njerëzve janë të ndryshme. Pothuajse të gjithë dëshirojnë ndihmë dhe askush nuk dëshiron të lihet mënjanë. Kur sheh diçka të pazakontë tek vëllai yt do të fillosh të mos e duash atë, kur sheh diçka të pazakontë mërzitesh nga ai, kur të mërzitesh nga ai fillon ta konsiderosh të bezdisshëm, kur ta konsiderosh të bezdisshëm atëherë fillon urrejtja, kur urrejtja vjen së bashku me të vjen edhe armiqësia, është budallallëk i madh që i mençuri të kaloj kohën me një njeri të tillë.

13 – Mekhuli ka thënë:

“Nëse të shoqëruarit me njerëz është gjë e mirë, dije se të shmangurit prej tyre është gjë më e shëndetshme.”

14 – Malik bin Dinar ka thënë:

“Ai që nuk ndihet rehat me fjalën e Allahut dhe përveç kësaj ka nevojë për fjalët e njerëzve, atëherë dije se ai njeri ka dije të pakët, zemër të verbër dhe një jetë të kotë.

15 – Ibrahim el-Bukhari ka thënë:

“Një mbrëmje pas akshamit shkova në xhaminë e shenjtë dhe pash Fudejl bin Ijadin ulur aty, shkova dhe u ula me të.

Ai më tha: “Kush është aty?”

I thashë: “Ibrahimi.”

Ai tha: “Pse ke ardhur këtu?”

U përgjigja: “Të pashë të vetmuar dhe prandaj erdha tek ti.”

Ai tha: “A dëshiron të përgojosh, të zbukurohesh apo që të shohin njerëzit?”

I thashë: “Jo.”

Ai tha: “Andaj largohu prej meje.”

 

 

Shpërndaje: