Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Qëndrimi ndaj haditheve të pa kuptueshme

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit tëiImam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 377-378

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Ai që nuk e kupton komentin e hadithit, duhet ta dijë se ka njerëz që e kuptojnë atë dhe e zotërojnë atë për të. Ai duhet t’i besojë atij dhe t’i nënshtrohet atij. Shembuj të haditheve të tilla është hadithi ”i besueshmi dhe atij që i zihet besë” 1 dhe hadithet për kaderin dhe të gjitha hadithet për shikimin në Allahun. Nuk ka rëndësi nëse disa njerëz nuk janë në gjendje që t’i dëgjojnë ato apo ndiejnë neveri kur i ndëgjojnë ato. Ai duhet vetëm të besojë në to dhe nuk duhet të hedh poshtë madje edhe një shkronjë të vetme prej tyre ose nga hadithet e tjera që janë transmetuar nga transmetues të besueshëm.”

Shpjegimi

Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:

لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا

”Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij.” 2:286

Ndoshta ti nuk i kupton disa tekste. Cili është qëllimi i tyre? Cila është urtësi prapa tyre? Ti duhet vetëm të besoshë. Kjo është ajo që besimi kërkon. Ti beso në të fshehurën dhe se Muhammedi është i vërtetë dhe se Kurani është i vërtetë, dhe se mesazhi i Muhammedit është i vërtetë dhe se ai nuk flet sipas mendjes së tij. Atë që ti e di, ti e di dhe atë që nuk e din, e merr merr prej një dijetari i cili ta realizon ty kuptimin.1 Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Na tregoi i dërguari i Allahut ﷺ, i besueshmi dhe atij që i zihet besë: ”Me të vërtetë çdo njeri formohet në mitrën e nënës së tij duke qëndruar dyzet ditë si një pikë uji, pastaj, pastaj po për aq ditë shndërrohet në droçkë gjaku, pastaj po për aq kohë shndërrohet në një copë mishi. Pas kësaj Allahu ia dërgon një melek i cili urdhërohet me katër gjëra, i thuhet atij shkruajë; punën e tij, furnizimin, jetëgjatësinë dhe nëse do të jetë fatzi (prej banorëve të xhehenemit) ose i lumtur (prej banorëve të xhenetit).

Bukhari (3208) dhe Muslimi (2643).

Shpërndaje: