Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 22
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Terrorizmi sipas të gjitha koncepteve të tij është një sëmundje fatale, një karakter i dënuar dhe një katastrofë e tmerrshme që ka goditur tërë botën. Në çdo vend ai ka formën e tij, arsyen e tij, pasojat e tij dhe kundërhelmin e tij në varësi të llojit të ligjeve, sistemeve, zakoneve, traditave, Islamit, karaktereve dhe vlerave të vendit.
Unë do të kufizohem për të shkruar në lidhje me metodën e trajtimit të terrorizmit dhe se kush është i detyruar që ta trajtojë atë.
Para se të fillojë në këtë temë unë dua t’ua kujtoj një gjë të cilën të gjithë tashmë e dini. Nuk ka njerëz epshorë me karaktere të çoroditura që shkaktojnë çdo lloj terrorizmi në këtë vend, në Arabinë Saudite vetëm se Allahu e bën këtë vend dhe qytetarët e tij të fitojnë, dhe terroristët të vuajnë humbjen më të keqe. Sulmet e mëparshme terroriste janë argumenti më i mirë i asaj që unë po them.