Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

15.Veprat dhe fjalët e robit janë të krijuara nga Allahu

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Kada Uel-Kadar nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/225-226)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Megjithatë, disa njerëz mund të pyesin se si veprimet dhe fjalët tona mund të jenë vullnetare në qoftë se ato janë krijuar nga Allahu (azze ue xhel). Kështu është për shkak se veprimet tona dhe fjalët rrjedhin nga dy gjëra:

1 – Aftësia.

2 – Vullneti.

Nëse veprimi i njeriut buron nga dëshira e tij dhe aftësia atëherë Allahu (azze ue xhel) është Ai që e krijoi këtë vullnet në zemrën e tij. Është gjithashtu Allahu (azze ue xhel) i Cili krijoi aftësinë e tij. Ai pra në këtë mënyrë e krijon shkakun e plotë si rezultat i të cilit ndodhin gjërat. Ai që krijoi shkaqet është Ai që ka krijuar rezultatet. Se Allahu (te ala) ka krijuar veprën e robit kjo shfaqet në veprat e dhe fjalët e robit në dy gjëra:

1 – Aftësia.

2 – Vullneti.

Ai nuk kishte qenë në gjendje të veprojë pa vullnetin dhe aftësinë. Ai që dëshiron të veprojë por nuk ka aftësi të veproj, atëherë nuk mund të veprojë. Dhe ai që është i aftë por nuk dëshiron nuk vepron. Pasi që veprimi është rezultat i një vullneti të vendosur dhe i aftësisë së plotë, pra Allahu është Ai që e ka krijuar vullnetin e vendosur dhe aftësinë e plotë.

Në këtë mënyrë ne e dimë se si Allahu (te ala) i ka krijuar veprimet e robit. Përndryshe robi vepron vullnetarisht, është ai që mer abdes, falet, e jep zekatin, agjëron, e kryen haxhin, e kryen umren, nuk bindet dhe bindet. Megjithatë, ekzistojnë të gjitha këto vepra përmes vullneteve dhe aftësive që Allahu (azze ue xhel) i ka krijuar. Çështja është e qartë dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.

Ne themi se zjarri djeg, por është Allahu (te ala) që ka krijuar djegien e tij. Zjarri nuk djeg vetvetiu. Ai djeg sepse Allahu (te ala) e ka lejuar atë të djeg. Prandaj, zjarri në të cilin u hodh Ibrahimi ﷺ nuk ishte djegës sepse Allahu (te ala) i tha atij:

“Po Ne i thamë: ”O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” 21:69

I tillë u bë zjarri për Ibrahimin ﷺ. Pra vetë zjarri nuk djeg. Është Allahu (te ala) që krijon fuqinë e djegies së tij. Fuqia e djegies në qëndrim me veprimet e robërve korrespondon me vullnetin dhe aftësinë e tyre.

Përmes vullnetit dhe aftësisë bëhet veprimi. Përmes materialeve djegëse bëhet djegia në zjarr. Nuk ka asnjë dallim në mes të dy rasteve. Por pasi që robi ka vullnet, ndjenja, zgjedhje dhe veprime, atëherë i atribuohet vepra atij dhe si rezultat ai dënohet për shkeljet e tyre sepse ai vepron dhe nuk vepron me dëshirën e tij.

Shpërndaje: