Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Hixhab
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
6 – Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:
“Kalorësit kalonin pranë nesh kur ishim me të dërguarin e Allahut ﷺ në ihram. Kur ata afroheshin, secila prej nesh tërhiqte xhilbabin nga koka mbi fytyrën e saj. Sapo na kalonin, ne i zbulonim fytyrat përsëri.”
Transmeton Ahmedi (24522), Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh.
Në fjalët e saj:
“Sapo na kalonin, i zbulonim fytyrat përsëri”
Ekziston dëshmi e qartë se mbulimi i fytyrës është i detyrueshëm për gruan sepse në gjendjen e ihramit asaj i kërkohet ta zbulojë fytyrën. Po të mos ishte mbulimi i fytyrës një obligim i rëndësishëm nuk do të kishte nevojë të përjashtohej gjatë ihramit. Sipas shumicës së dijetarëve, zbulesa e fytyrës në ihram është obligative, dhe një obligim nuk mund të anulohet veçse nga një tjetër obligim. Nëse mbulimi i fytyrës para burrave të huaj nuk do të ishte detyrim atëherë nuk do të ndalohej që gratë të mbanin mbulesë në ihram.
Është transmetuar nga Bukhari (1838), Muslimi dhe të tjerë, se gruaja nuk duhet të veshë as nikab dhe as doreza gjatë ihramit.
Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- thotë: “Kjo tregon se nikabi dhe dorezat ishin të njohura dhe të përdorura nga gratë jashtë ihramit, gjë që tregon se ato e mbulonin fytyrën dhe duart e tyre.” Mexhmu-ul-Fetaua (15/276).
Këto 6 argumente tregojnë qartë se mbulimi i fytyrës para burrave të huaj është obligim për gruan. Kur i bashkojmë me katër argumentet e mëparshme nga Kurani, arrijmë në gjithsej 10 dëshmi për detyrimin e mbulimit të fytyrës.