Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Zekat-ul-Fitri është obligim për çdo musliman, i madh apo i vogël, burrë apo grua, i lirë apo skllav. Është saktësuar se Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:
“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi burrat dhe gratë muslimanë, të rinj dhe pleq, të lirë dhe skllevër të paguajnë Zekat-ul-Fitrin në sasinë e një ”Saë” hurma ose një ”Saë” elb, dhe se kjo duhet të paguhet para se të nisen njerëzit për në namazin e bajramit.” 1
Nuk ka asnjë kufizim se sa pasuri duhet patur për të qenë i detyrueshëm paguarja e Zekat-ul-Fitrit. Për sa kohë që një musliman dhe familja e tij ka ushqim të mjaftueshëm për një ditë, ai është i detyruar që ta paguajë atë për veten e tij, fëmijët e tij, bashkëshorten e tij dhe skllavët e tij.
Lidhur me shërbëtorin e huazuar, ai paguan për vete për deri sa punëdhënësi nuk paguan vullnetarisht për të apo nuk e vënë këtë si kërkesë. Për sa i përket shërbëtorit të robëruar, është siç thashë detyrim i pronarit të tij.
Sipas konsensusit nuk është e detyrueshme për të paguar Zekat-ul-Fitrin për fetusin. Megjithatë, është e pëlqyeshme duke u bazuar në veprimin e Uthmanit (radijAllahu anhu).
Buhkari dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Said el-Khudri (radijAllahu anhu) se ai ka thënë:
“Në kohën e profetit ne e paguanim atë në sasinë e një ”Saë” ushqim, hurme, elb, gjizë ose rrush të thatë.” 2
Një grup i dijetarëve e interpretuan elbin si ushqim, ndërsa të tjerët thanë se kjo do të thotë ushqimet e vendit pa marrë parasysh nëse ka të bëjë me drithëra, misër, miell ose diçka tjetër. Ky mendim është i sakti për arsye se qëllimi i zekatit është që të pasurit duhet t’i trajtojnë të varfërit në mënyrë të mirë. Megjithatë, nuk është e detyrueshme për muslimanin që ta bëjë këtë me diçka që nuk i përket ushqimeve të vendit.
Shuma e detyrueshme është një ”Saë” profetike nga të gjitha llojet e ushqimit. Një ”Saë” është e barabarë me rreth tre kilogramë grurë të qeruar. Allahu (subhaneh) ka thënë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَنفِقُواْ مِن طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ
”O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat.” El-Bekare 2:267
Kjo është më e ndershme për ndërgjegjen dhe më e lehtë për të varfrit. I vetmi përjashtim është elbi që nuk është i detyrueshëm që të qerohet për shkak të vështirësisë. Nëse orizi ose drithëra të tjera që të ndjehen më mirë duke qenë të pa qeruara do paguhen në një mënyrë që korrespondon me obligimin e ushqimeve të qeruara, nuk ka të keqe në këtë – nëse dëshiron Allahu – duke pasur parasysh të mirën e pronarit dhe personit të varfër.
Është Sunnet që ti ndahet Zekat-ul-Fitri të varfërve të atij vendi gjatë ditës së bajramit. Ajo duhet të shpërndahet para namazit. Është e lejuar që ajo të shpërndahet një ose dy ditë para në mënyrë që ajo të shpërndahet jashtë me ditën e 28. Nëse një person udhëton më herët se dy ditë para bajramit ai e paguan Zekat-ul-Fitrin në atë vend islamik në të cilin arrin. Nëse vendi nuk është islamik ai duhet të kërkojë muslimanë të varfër në atë vend dhe t’ua japë atyre. Nëse personi udhëtonë pasi që është e lejuar për të paguar Zekat-ul-Fitrin, është përcaktuar që ai t’ua paguaj atë të varfërve në qytet. Qëllimi është që të kujdesësh mirë për ta dhe t’i pasurosh ata në mënyrë që të mos kenë nevojë që të lypin prej njerëzve në ditën e bajramit.
Është saktësuar se Ibn Abasi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi Zekat-ul-Fitrin për agjëruesin që ai të pastrohet nga veprat dhe fjalët e këqia, si dhe për të ushqyer të varfërit. Ai që e jep atë para namazit të bajramit ka dhënë një sadaka të pranuar, ndërsa ai që e paguan atë pas namazit të bajramit e ka paguar një sadaka bamirësie.” 3
Sipas shumicës së dijetarëve nuk është e lejuar për të paguar para (?) për Zakat-ul-Fitr. Ky mendim ka dëshminë më të saktë. Është e obligueshme për të paguar Zekat-ul-Fitrin në formën e ushqimit. Kjo ishte praktika e profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe e sahabëve të tij dhe këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve.
Unë i lutem Allahut që të na bëjë ne dhe të gjithë muslimanët që ta kuptojmë fenë e Tij dhe të përqëndrohemi stabil në të dhe të përmirësojë zemrat dhe veprat tona. Ai është bujar dhe fisnik. Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin për profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe sahabët e tij.
1 Bukhari (1503) dhe Muslimi (984).
2 Bukhari (1508) dhe Muslimi (985).
3 EbuDavudi (1609) dhe Darakutni (2/138). I mirë sipas Albanit në ”Sahih Ebi Davud” (1420).