Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Argumenti i gjashtëmbëdhjetë nga sunneti se Allahu është mbi qiell

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 132

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

37 – Muhammed bin Abdil-Baki na informoi, Ahmed bin Hasan na informoi, El-Hasan bin Ahmed na informoi, Ahmed bin Muhammed bin Isa na informoi, el-Ka’nabi na tregoi, Maliku na tregoi, nga Ebuz-Zinad, nga el-Araxh, nga Ebu Hurejra, i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Engjëjt që janë tek ju ndërrojnë njëri-tjetrin çdo natë dhe ditë. Ata mblidhen në namazin e sabahut dhe në namazin e ikindisë. Pastaj ata që e kanë kaluar natën tek ju ngrihen, ndërsa Allahu i pyet ata – dhe Ai e di më mirë se ata: “Si i latë robërit e Mi?” Ata thonë: “Ata ishin duke u falur kur i lamë dhe ishin duke u falur kur shkuam tek ata.” 1


1 Bukhari (7429) dhe Muslimi (632).

Shpërndaje: