Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Dhënë mes’h çallmës dhe afati kohorë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 16: Cili është gjykimi për t’i dhënë mes’h çallmës dhe a ka afat kohorë?

Përgjigje: Dhënia mes’h çallmës është sunnet i të dërguarit të Allahut ﷺ siç është transmetuar në hadithin e el-Mugire bin Shu’behs -radijAllahu anhu-. Është e lejueshme për t’i dhënë mes’h asaj. Tërë çallmës ose së paku shumicës së saj duhet t’i jepet mes’h. Është gjithashtu sunnet për t’i dhënë mes’h pjesës se kokës që shfaqet jashtë çallmës si ballukes, anës së kokës dhe veshëve. Afati kohorë nuk është kusht pasi që nuk është saktësuar se i dërguari ﷺ ka vënë ndonjë. Po kështu larja e kësaj pjese të trupit është më e butë se larja e këmbëve. Prandaj, ato nuk mund të krahasohen. Nëse ke çallmë i jep mes’h asaj dhe në qoftë se nuk ke i jep mes’h kokës. Përveç kësaj këtij mes’hi i mungon afati kohorë.

Ndërsa nëse dëshiron të jesh i sigurt dhe të vendosësh atë në gjendje me abdes dhe t’i japësh asaj të njëjtën afat kohorë si mesteve, ky është veprim i mirë.

Shpërndaje: