Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)
Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 46-51 Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:
Pyetja e gjashtëmbëdhjetë: Çka është hipokrizia dhe cilat janë llojet e saj dhe karakteristikat?
Përgjigje: Hipokrizia nënkupton që të shfaqësh të mirën dhe të fshehësh të keqen. Ajo përbëhet nga dy lloje:
1 – Hipokrizia e madhe që ka të bëjë besimin. Ai që e ka këtë lloj do të mbetet në xhehenem përgjithmonë. Shembull i kësaj është ajo që Allahu na ka treguar në lidhje me hipokritët, kur Allahu (te ala) tha:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللّهِ وَبِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ
”Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër, po në realitet ata nuk janë besimtarë.” 1
Këta fshehën kufrin dhe shfaqën Islamin.
2 – Hipokrizia e vogël që ka të bëjë me veprat. Shembull i kësaj është ajo për të cilën ka thënë profeti ﷺ:
“Shenjat e hipokritit janë tre. Kur flet, gënjen. Kur premton, e thyen premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhton.”
Transmeton Bukhari (33).
Me mosbesim të madh dhe hipokrizi nuk bën dobi besimi dhe veprat. Ndërsa mosbesimi i vogël dhe hipokrizia e vogël, që të dyja mund të bashkohen me besimin. Në këtë rast, robi përmban edhe mirësinë edhe të keqen dhe ai meriton edhe shpërblim edhe dënimin.
Shpjegimi
Nga aspekti gjuhësor, fjala rrjedh nga hipokrizia النفق, që do të thotë gërryerje në tokë. Përkufizimi sheriatik do të thotë që Islami të shfaqet ndërsa mosbesimi të mbahet fshehur. Në përgjithësi, hipokrizia do të thotë që mirësia të shfaqet ndërsa e keqja të mbahet fshehur.
Kur profeti ﷺ erdhi në Medine, ai që dëshironte konvertohej në Islam dhe e pasonte atë, ndërsa kush donte mbetej në fenë e tij. Profeti ﷺ i ftoi njerëzit në Islam; disa hynë në Islam me zgjedhjen e tyre, kurse të tjerët mbetën në fenë e vet. Pasi ndodhi beteja e Bedrit, mori Islami dhe muslimanët forcën, hipokritët i thanë njëri-tjetrit se Islami u forcua prandaj të shfaqemi si musliman para tyre dhe të fshehim besimin tonë. Ata shfaqën sipërfaqësish Islamin me në krye Abdullah bin Ubej dhe e fshehën kufrin dhe përgënjeshtrimin ndaj të dërguarit. Këta hipokritë u fshehën në shoqërinë Islame. Kur Allahu e zbriti suren Teube, ku thotë:
وَمِنْهُم مَّن يَقُولُ ائْذَن لِّي وَلاَ تَفْتِنِّي أَلاَ فِي الْفِتْنَةِ سَقَطُواْ وَإِنَّ جَهَنَّمَ لَمُحِيطَةٌ بِالْكَافِرِينَ
Disa prej atyre (hipokritëve) thonë: “Më lejo (të mungoj në luftë) dhe mos më vër në sprovë!” Ja, ata ranë pikërisht në sprovë. Me të vërtetë, xhehenemi i përfshin mohuesit.” 3
وَمِنْهُم مَّن يَلْمِزُكَ فِي الصَّدَقَاتِ فَإِنْ أُعْطُواْ مِنْهَا رَضُواْ وَإِن لَّمْ يُعْطَوْاْ مِنهَا إِذَا هُمْ يَسْخَطُونَ
“Ka edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. Nëse atyre u jepet ndonjë pjesë, ata kënaqen, por nëse nuk u jepet përnjëherë zemërohen.” 4
Si dhe ajete tjera në të cilat Allahu zbulon shumë nga tiparet e tyre. Karakteristikat e tyre shfaqeshin nga koha në kohë. Për shembull siç ndodhi rasti me betejën Benul-Mustalak ku Abdullah bin Ubej tha: ”Shembulli jonë me këta njerëz të Mekës është sikurse shembulli i atyre që thanë: trashe qenin me ushqim që pastaj të haj edhe ty.”
Ai gjithashtu tha: “Kur të kthehemi në Medine i forti do ta dëbojë të dobëtin.”5
Kur Zejd bin Erkam (radijAllahu anhu) i dëgjoi këto dhe i tha profetit ﷺ atë që kishte thënë. Profeti ﷺ e dërgoi një lajmëtar pas tij dhe e pyeti nëse ai me të vërtetë kishte thënë kështu, gjë të cilën ai e mohoi dhe u betua në Allahun se ai nuk kishte thënë kështu. Si pasojë Ensarët e qortuan Zejd bin Erkamin pas së cilës Allahu shpalli suren ”El-Munafikun”:
إِذَا جَاءكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذِبُونَ
”Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i Allahut!” E Allahu e di, se ti je i dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë!” 6
Pastaj profeti ﷺ e kapi për veshi Zejd bin Erkamin dhe i tha:
”Veshi yt ka dëgjuar mirë.”7
Në një transmetim tjetër thuhet:
”Allahu të ka vërtetuar, o Zejd.”8
Hipokrizia në besim është që një njeri të thotë se është musliman, dëshmon shahadetin dhe falet me njerëzit dhe më pas kur ai është i vetëm nuk falet. Allahu i përshkroi hipokritët kur Ai tha:
إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُواْ إِلَى الصَّلاَةِ قَامُواْ كُسَالَى يُرَآؤُونَ النَّاسَ وَلاَ يَذْكُرُونَ اللّهَ إِلاَّ قَلِيلاً
”Në të vërtetë, hipokritët përpiqen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ata ngrihen për namaz ngrihen me përtesë vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.” 10
Këta janë përgjithmonë në zjarr të xhehenemit dhe janë në thellësinë më të madhe të zjarrit siç tha Allahu.
Kurse hipokrizia e vogël është në vepër (jo në besim), ajo është që të shfaqë një gjë dhe të fshehësh të kundërtën e saj. Gënjeshtari pohon se thotë të vërtetën ndërsa në brendësi është gënjeshtar, edhe ai që premton dhe e thyen premtimin dhe pohon se është i sinqertë në premtimin e tij. Prandaj profeti ﷺ ka thënë:
”Shenjat e hipokritit janë tre. Kur flet, gënjen. Kur premton, e thyen premtimin dhe kur i besohet diçka, tradhton.”
Transmeton Bukhari (33) dhe Muslimi (58).11
Në një formulim tjetër thotë:
“… Kur lidh kontratë, tradhton…”
Një formulim i tretë thotë:
“… Kur polemizon, bëhet vulgar…” 12
Këto karakteristika nuk e përjashtojnë praktikuesim e tyre nga Islami. Personi mund të jetë ende musliman dhe posedon një hipokrizi në vepër. Ashtu si të gjithë mëkatarët e tjerë të mëdhenj, është nën dëshirën e Allahut, nëse dëshiron ta dënojë ose ta fal. Kjo hipokrizi është pra hipokrizi e vogël dhe në vepër. Shumë muslimanë kanë cilësitë e lartpërmendura. Kështu, ata posedojnë dy karakteristika që sjellin shpërblim dhe karakteristika që sjellin ndëshkimin. Si me të gjithë mëkatarët e tjerë të mëdhenj, Allahut i takon t’i dënojë ose t’i fal.
1 2:7.
2 Bukhari (33) dhe Muslimi (59).
3 9:49.
4 9:58.
5 Xhami-ul-Bejan (14/364).
6 63:1.
7 Xhami-ul-Bejan (23/406-407).
8 Bukhari (4900).
9 Abdurr-Razak (10/45-46).
10 4:142.
11 Allah (tabarak ue te ala) ka thënë:
إِنَّ الْمُنَافِقِينَ فِي الدَّرْكِ الأَسْفَلِ مِنَ النَّارِ وَلَن تَجِدَ لَهُمْ نَصِيرًا
”Munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës.” 4:145.
12 Bukhari (34) dhe Muslimi (58).