Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Mëkatet sjellin poshtërim

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 71
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Mëkati të çon në një poshtërim të pamohueshëm. I gjithë nderi dhe krenaria qëndron në bindjen ndaj Allahut.

Allahu (te ala) ka thënë:

مَن كَانَ يُرِيدُ الْعِزَّةَ فَلِلَّهِ الْعِزَّةُ جَمِيعًا

”Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon Allahut.” 35:10

Kjo do të thotë që ta kërkosh atë duke iu bindur Allahut, nuk do ta gjeni atë përndryshe. Disa nga Selefët e kishin zakon të thoshin:

”O Allah! Më ndero sepse unë po të bindem Ty dhe mos me turpëro mua për shkak se jam i pabindur ndaj Teje.”

Hasan el-Basri ka thënë:

”Edhe në qoftë se ata kalërojnë mbi gomarë dhe mbi kuajtë të cilët përdorën për punë, poshtërimi nuk braktis zemrat e tyre. E vetmja gje që Allahu vepron me atë që është i pabindur ndaj Tij është se Ai e poshtëron atë.”

Shpërndaje: