Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 380-381
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”… dhe të gjitha hadithet lidhur me shikimin.”
Do të thotë në shikimin e Allahut në ditën e gjykimit. Robi është i obliguar të besoj se besimtarët do ta shohin Allahun në ditën e gjykimit. Mutezilitë e mohojnë se Allahu do të shihet në ditën e gjykimit. Ata e bazojnë mohimin e tyre në dyshime të kota. Ehl-us-Sunneti i ka refuzuar ata me fakte dhe dëshmi nga Kurani dhe sunneti. Një prej tyre është Imam Ibnul Kajimi (rahimehullah), i cili argumentoi me shtatë ajete Kuranore. Dikush mund të mendoj se nuk ka argument në to, por nëse i kushton atyre një meditim më të thellë e kupton se dëshmitë e tij (rahimehullah) janë të sakta.
Një prej tyre janë fjalët e Allahut (tebareke ue te ala):
وَاتَّقُواْ اللّهَ وَاعْلَمُواْ أَنَّكُم مُّلاَقُوهُ
”Dhe kini frikë Allahun dhe dijeni se do ta takoni Atë (në botën e përtejme).” 1
Ai tha se takimi sipas gjuhës arabe kërkon shikimin e atij që e takon.
Ai tha se ata që e mohojnë shikimin duke argumentuar me ajete Kuranore sikurse fjalët e Allahut (tebareke ue te ala):
لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الأَبْصَارَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ
”Të shikuarit (e njerëzve) nuk mund ta përfshijnë Atë, kurse Ai arrinë të shikuarit (e tyre). Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” 2
Ai përmendi se si Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë se Allahu nuk lavdërohet vetëm nga një mohim por një mohim që jep konfirmim dhe pohim. Ai përmendi shumë shembuj të kësaj duke përfshirë:
لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ
”Të shikuarit (e njerëzve) nuk mund ta përfshijnë Atë…”
Ky ajet e konfirmon shikimin. Allahu nuk ka thënë se Ai nuk do të shihet; Ai tha se Ai nuk arrihet. Sepse asgjë nuk e arrinë Allahun. Ti e sheh diellin, qiellin dhe shumë gjëra të tjera por pa i arritur ato. Megjithatë, ti i sheh ato në mënyrë të plotë.
Një tjetër argument janë fjalët e Allahut drejtuar Musait (alejhi-selam):
لَن تَرَانِي
”Ai (Zoti) i tha: ”Ti nuk do të më shohësh.” 3
Musai (alejhi-selam) pyeti Zotin e tij në qoftë se ai mund ta shoh Atë. Musai (alejhi-selam) asnjëherë nuk kishte kërkuar një gjë të tillë nëse ajo do të ishte e ndaluar apo e pamundur. Ai tha:
لَن تَرَانِي
”Ai (Zoti) i tha: ”Ti nuk do të më shohësh.”
Do të thotë, Ai nuk tha: “Nuk më sheh”, por tha: “Nu do të më shohësh (tani).”
فَلَمَّا تَجَلَّى رَبُّهُ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُ دَكًّا وَخَرَّ موسَى صَعِقًا
”Kështu kur Zoti i tij iu shfaq malit, Ai e bëri atë thërrmi, e Musait i ra të fikët.” 4
Musai (alejhi-selam) nuk mundi ta shohë Allahun në këtë jetë. Ndërtimi i trupit të njeriut nuk mund ta shoh Allahun (tebareke ue te ala) në këtë jetë. Si të jetë e mundur kjo kur profeti ﷺ ka thënë në hadithin autentik:
”Perdja e Tij është dritë. Nëse Ai e kishte zbuluar atë, drita e fytyrës së Tij do të kishte djegur çdo gjë që Ai sheh nga krijesat e Tij.” 5
Tani ndërtimi i trupit të njeriut nuk mund ta shoh Allahun (tebareke ue te ala). Si të jetë në gjendje njeriu që ta shoh Allahun (azze ue xhel) kur shkëmbi u thërmua dhe u bë një grumbull zhavor kur Allahu iu shfaq asaj? Por kur Allahu (subhanehu ue te ala) do t’i ringjallë robërit e Tij dhe t’i fus ata në xhenet Ai do t’i furnizojë ata me aftësinë për ta parë Atë (azze ue xhel).
Një ajet tjetër Kuranor është:
لِّلَّذِينَ أَحْسَنُواْ الْحُسْنَى وَزِيَادَةٌ
”Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xheneti) edhe më tepër (e shohin Allahun).” 6
I dërguari fisnik ﷺ e ka shpjeguar atë dhe tha: ”Edhe më tepër”, ka për qëllim shikimin në Allahun. Këtë e transmeton Muslimi në ”Sahihun” e tij përmes Suhejbit7. Të njëjtin shpjegim e dhanë disa sahabë (radijAllahu anhum). E mira pra është xheneti, kurse shtesa është shikimi i Allahut (tebareke ue te ala) e cila është më e mirë se vetë xheneti. Pasi që njerëzit të kenë hyrë në xhenet, Allahu do tu thotë atyre:
”A dëshironi që t’iu jap më shumë se kaq?” Pastaj ata thonë: ”Çfarë të dëshirojmë? Ti na ke ndriçuar fytyrat tona, na fute në xhenet dhe na dhe këte dhe atë.” Atëherë Allahut iu shfaqet atyre, pas së cilës ata as që gëzojnë ndonjë dhuratë apo të gjejnë diçka që është më madhështore se shikimi në Allahun tebareke ue te ala.”
Hadithet që konfirmojnë shikimin e Allahut janë siç thashë më shumë se tridhjetë hadithe. Një prej tyre është ai i cili transmetohet nga Xheiri dhe Ebu Hurejra (radijAllahu anhu):
”Ju do ta shihni Zotin tuaj siç e shihni këtë hënë; ju nuk do të përjetoni ndonjë vështirësi në shikimin e Tij.” 8
Siç thashë ka shumë hadithe në lidhje me këtë. Të dy Bukhari dhe Muslimi i transmetojnë disa prej tyre.
1 2:223.
2 6:103.
3 7:143.
4 7:143.
5 Muslimi (179).
6 10:26.
7 Muslimi (181).
8 Bukhari (7437).