“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

17.Paralajmërimi kundër uljes me pasuesit e epsheve

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas

Burimi: el-Mu’takad es-Sahih

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati paralajmërojnë ashpër kundër pasuesve të epsheve dhe të bidateve, të ulurit me ta do të thotë të kundërshosh urdhrin e Allahut. Po ashtu kjo është një shenjë e dashurisë për ta. Përveç kësaj, ai që ulet me ta rrezikon shumë që t’i nënshtrohet devijimit të tyre dhe si pasojë të pason të kotën e tyre. Allahu (te ala) ka thënë:

”Dhe kur ti i sheh ata të cilët zihen në biseda boshe për vargjet Tona të Kuranit duke i përqeshur ato, rri larg prej tyre deri sa të kalojnë në një çështje tjetër. Ndërsa, po të të bëjë shejtani të harrosh, atëherë pasi të kujtohesh, mos rri më në shoqërinë e njerëzve dhalimunë (kufarë, keqbërës).” En-Aam 6:68.

Ibn Abasi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Ky ajet përfshinë të gjithë ata që shpikin në fe deri në ditën e gjykimit.”

Këtë e ka përcjellë el-Bagaui prej tij në Tefsirin e tij.

Ibn Xherir et-Taberi ka thënë:

”Në këtë ajet është argumenti i qartë se është e ndaluar për t’u ulur me pasuesit e të kotës prej të gjithë bidatçinjve dhe mëkatarëve, sidomos kur ata flasin për devijimin e tyre.”

Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Mos u ul me pasuesit e epsheve sepse zemrat sëmuren nga të ulurit me ta.”
 

Fundi i librit

Me lejen dhe me suksesin e Allahut librit ”el-Mu’takad es-Sahih el-Uaxhib ala kuli Muslim” i erdhi fundi.

E lus Allahun (te ala) që Ai të bëjë që ky libër t’i dedikohet vetëm fytyrës së Tij fisnike dhe që ai të jetë në përputhje me sunnetin e profetit të Tij Muhamed ﷺ, dhe që Ai t’i bëj dobi gjithë muslimanëve me të.

Salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik dhe mbi gjithë ata që i pasojnë ata në mirësi deri në ditën e gjykimit.

Shpërndaje: