“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

16.Sytë e Allahut

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Barijjeh bi Talkhis-ul-Hamauijjeh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ehlus-Sunneti dhe Xhemati besojnë se Allahu (te ala) ka dy sy me të cilët Ai sheh. Ata janë të vërtetë ashtu siç i përkasin vetëm Atij. Ata i përkasin cilësive të Tij qenësore që pohohen në Kuran dhe në sunnet. Në Kuran, Allahu (te ala) ka thënë:

تَجْرِي بِأَعْيُنِنَا

”Që lundronte nën sytë Tanë.” 54:14

Sa i përket sunnetit, profeti ﷺ ka thënë:

“Vërtet, Zoti juaj nuk është me një sy.” 1

Ai ﷺ  gjithashtu ka thënë:

“Ai ju shikon kur jeni në gjendje të vështirë dhe jeni të pashpresë.” 2

Ai ﷺ gjithashtu ka thënë:

“Perdja e Tij është dritë; Nëse Ai e kishte zbuluar atë, drita e fytyrës së Tij do të digjte gjithçka që sheh nga krijesat e Tij.” 3

Ata janë dy sy të vërtetë që nuk ngjasojnë me sytë e krijesave. Nuk është e saktë të interpretosh kuptimin e tyre si dituri dhe shikim për shkak të arsyeve të mëposhtme:

1 – Kjo do të thotë që pa argument e braktis kuptimin e vërtetë duke marrë një kuptim metaforik.

2 – Tekstet përbëhen nga kuptime që parandalojnë një interpretim të ngjashëm. Për shembull, profeti ﷺ ka thënë:

“Ai ju shikon.”

“Perdja e Tij është dritë; Nëse Ai e kishte zbuluar atë, drita e fytyrës së Tij do të digjte gjithçka që sheh nga krijesat e Tij.”

“Vërtet, Zoti juaj nuk është me një sy.”


1 Bukhari (3439) dhe Muslimi (169).

2 Ahmedi (4/11), Ibn Maxheh (181) dhe Ibn Ebi Asim (554). El-Busejri ka thënë: ”Zinxhiri i transmetimit është i rëndësishëm.” (Misbah-uz-Zuxhexheh (1/26/66))

3 Muslimi (179).

Shpërndaje: