Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 23-24
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mënyra e trajtimit dhe mbrojtjes nga kjo sëmundje është vetëdijësimi Islamik i drejtë të cilin nuk mund ta bëjnë askush përveç dijetarëve selefi që pasojnë metodologjinë profetike. Ngritja dhe vëtdijësimi nga ta është ndërtuar mbi karakteret, qortimet dhe udhëzimet e të dërguarit fisnik dhe të profetëve – njerëz që Allahu i dërgoi për t’i thirrur dhe mësuar njerëzit.
Pikënisja e tyre është shpallja hyjnore që u jep jetë zemrave në mënyrë që ato të mos sëmuren, qetëson shpirtrat që ata të mos hutohen dhe mashtrohen, përveç atyre zemrave që janë mbisunduar nga fatkeqësia dhe janë të shkruar si të devijuar në pllakën e ruajtur. Lidhur me ta, aplikohet ky ajet:
إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَن يَشَاء وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ
“Vërtet, ti (Muhamed) nuk mund të udhëzosh kë të duash, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dëshirojë. Ai i njeh më mirë ata që janë të udhëzuar.” 1
Nëse asnjë qortim dhe asnjë libër nuk u bën dobi atyre, atëherë shpata e vërtetë e Allahut në dorën e pushtetarit musliman u bën dobi atyre.
Profeti ﷺ ka thënë në hadithin e gjatë:
“Ju duhet urdhëroni në të mirën dhe do të ndaloni të keqën, ndalone mëkatarin dhe kthejeni në të vërtetën. Përndryshe Allahu do të përzien zemrat tuaja ose do t’u mallkojë juve sikurse i mallkoi ata.” 2
Natyrisht shoqëria luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe luftën kundër sëmundjes së terrorizmit por ajo nuk do të ketë ndikim pozitiv në qoftëse ajo nuk ka një bazë të shëndoshë dhe një njohuri të duhur Islame. Përndryshe ai që nuk posedon diçka nuk mundet të jep asgjë.
Si përmbledhje, i vetmi mjekim për sëmundjen e terrorizmit në vendet islamike, është shpallja hyjnore që predikohet dhe kumtohet nga njerëzit që e kuptojnë atë dhe e dinë se si ajo duhet të kumtohet. Mjekë janë dijetarët e rrugës profetike dhe pushtetarët e devotshëm dhe pastaj komuniteti, të vegjëlit dhe të mëdhenjtë, ajo kombëtare dhe ndërkombëtare, në përputhje me atë që sapo përmendëm:
مَن يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِي وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُ وَلِيًّا مُّرْشِدًا
“Atë që e udhëzon Allahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.” 3
1 28:56.
2 Ahmedi (1/391), Ebu Dajdi (4336), Tirmidhi (3048) dhe Ibn Maxheh (4006) nga Ebu Ubaedeh bin Abdilah bin Mesud nga babai i tij. Ka mendime të ndryshme se a dëgjoi ai hadithe nga babai i tij apo jo. Hadithi është i mirë sipas Tirmidhiut. Shih ”Silsilat-ul-Ahadith ed-Da’ifah” (1105).
3 18:17.