Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Zoti është Ai që adhurohet

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq 25-26

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Zoti është Ai që adhurohet, ndërsa krijesat janë çdo gjë tjetër si xhinët, njerëzit, qielli dhe toka. Ai -subhanehu ue te ala- është Zoti dhe Krijuesi i çdo gjëje.

Allahu -te ala- ka thënë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اعْبُدُواْ رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً وَالسَّمَاء بِنَاء وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

”O njerëz! Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). Ai, i Cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim) dhe qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut ortak, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka ortak).” El-Bekare, 2:21-22

Ai i ka krijuar të gjitha, ato që kanë qenë para nesh dhe ato që vinë pas nesh, të gjithë para Ademit ﷺ dhe çdo gjë pas tij. Ai i ka krijuar të gjithë ata për ta adhuruar Atë dhe për t’iu frikësuar Atij.

Allahu -te ala- ka thënë:

لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
”… që të jeni të devotshëm.”

Ai -subhaneh- përmendi disa nga veprat e Tij dhe tha:

الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الأَرْضَ فِرَاشاً وَالسَّمَاء بِنَاء

”Ai, i Cili për ju e bëri tokën shtrat (vendbanim) dhe qiellin kulm…”

Ai e ka krijuar tokën si një vend pushimi dhe një djep për njerëzit ku ata jetojnë, ndërtojnë, flenë dhe ecin. Kjo tokë është përforcuar me malet. Ai e ka ngritur qiellin si kulm dhe një çati që mbulon. Megjithatë, njerëzit ia kthejnë shpinën mrekullive të Tij. Ai e zbukuroi atë me yje, me diellin dhe hënën:

وَأَنزَلَ مِنَ السَّمَاء مَاء

”… e prej qiellit ju lëshoi shi …”

Do të thotë prej qiellit:        

فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقاً لَّكُمْ

”… me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju.”

Lloje të ndryshme të furnizimeve në çdo vend. Allahu e ngjall tokën pasi ajo ka qenë e vdekur. Pastaj Allahu -te ala- ka thënë:

فَلاَ تَجْعَلُواْ لِلّهِ أَندَاداً وَأَنتُمْ تَعْلَمُونَ

”Pra mos i bëni Allahut ortak, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka ortak).”

Do të thotë të njëjtë dhe të barabartë me të që ju adhuroni karshi Tij, d.m.th. mos i shoqëroni në adhurim statujat, xhinët, engjëjt apo diçka tjetër. Adhurimi është vetëm e drejtë e Allahut. Ai nuk ka dikë të njëjtë, të barabartë ose ekuivalentë me Të. Ai është Zoti i Vërtetë. Idhujtarët e kishin zakon që të adhuronin statujat, xhinët, engjëjt, dhe të tjerët karshi Allahut dhe u kërkonin ndihmë atyre. Allahu i dënoi ata për këtë dhe e qartësoi se këto krijesa nuk kanë të drejtë të adhurohen, dhe se ata nuk janë të afta për asgjë pa lejen dhe caktimin e Allahut -subhaneh-.

Hafidh Ibn Kethiri -rahimehullah- tha në interpretimin e tij të Kuranit se Allahu është që ka krijuar të gjitha këto gjëra si qiejt, tokën, frutat, pemët, shiun dhe gjërat e tjera, prandaj Ai ka të drejtë të adhurohet dhe t’i bindemi sepse Ai është i Gjithëdijshmi, Zoti dhe Krijuesi.

Allahu -te ala- ka thënë:

وَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لاَّ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ

“Dhe i Adhuruari juaj është i Adhuruar i Vetëm, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti! El-Bekare, 2:163

Shpërndaje: