Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Duart dhe sytë dy prej cilësive të Allahut, janë përmendur në numrin njëjës dhe shumës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Barijjeh bi Talkhis-ul-Hamauijjeh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Duart dhe sytë që i atribuohen Allahut në Kuran dhe në sunnet janë përmendur në njëjës, dyjës dhe shumës. Sa i përket shembujve kur kanë ardhur në njëjës, Allahu (te ala) ka thënë:

تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

I Lartësuar me Madhështi është Ai në dorën e të Cilit është i tërë sundimi dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.” 67:1

وَأَلْقَيْتُ عَلَيْكَ مَحَبَّةً مِّنِّي وَلِتُصْنَعَ عَلَى عَيْنِي

”E Unë të mbulova me dashurinë Time dhe ti u rrite nën syrin Tim.” 20:39

Nga shembujt e përmendjes së cilësive në shumës, janë ajetet:

أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّا خَلَقْنَا لَهُمْ مِمَّا عَمِلَتْ أَيْدِينَا أَنْعَامًا فَهُمْ لَهَا مَالِكُونَ

”A nuk e shohin ata se Ne kemi krijuar për ta nga ato gjëra që kanë krijuar duart Tona, kështu që ato janë nën pronësi të tyre?” 36:71

تَجْرِي بِأَعْيُنِنَا

”Që lundronte nën sytë Tanë.” 54:14

Sa i përket përmendjes në dyjës, Allahu (te ala) ka thënë:


وَقَالَتِ الْيَهُودُ يَدُ اللّهِ مَغْلُولَةٌ غُلَّتْ أَيْدِيهِمْ وَلُعِنُواْ بِمَا قَالُواْ بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ يُنفِقُ كَيْفَ يَشَا

”Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.” 5:46

Profeti ﷺ ka thënë:

“Kur robi ngrihet për t’u falur, ai qëndron para dy syve të Mëshiruesit.” 1

Kështu është përmendur në “Mukhtasar-us-Saua’ik el-Murseleh” nga A’ta, nga Ebu Hurejra, nga profeti ﷺ, transmetim i cili nuk forcohet.2

Megjithatë, sytë nuk janë përmendur në formën dyjësore në Kuran. Kështu, në këto tri mënyra janë përmendur duart dhe sytë. Këto tri mënyra mund të bashkohen si më poshtë: Njëjësi nuk e kundërshton as dyjësin e as shumësin. Sepse njëjësi i përmendur është i përgjithshëm dhe mbulon të gjitha ato që janë pohuar për Allahun, si duart apo sytë, qofshin njëjës ose shumës.

Lidhur me bashkimin e dyjësit dhe shumësit nëse themi se numri dyjës është numri më i vogël për shumësin, atëherë nuk ka kontradiktë. Dhe nëse themi se numri tre është numri më i vogël për shumësin, e cila është më e njohura, atëherë e dimë se qëllimi i shumësit nuk është numri që është më i lartë se dy. Qëllimi është madhështia që i përshtatet cilësive të përmendura. Këto cilësi i atribuohen Atij që i posedon në numrin shumës (nëpërmjet përemrit pronor në numrin shumës, p.sh. duke thënë: “Sytë Tanë”,) e cila definitivisht tregon madhështi. Kur Allahu përmendet në shumës, edhe cilësitë që i atribuohen Atij, do jenë në shumës. Shumësi përmbush qëllimin e madhështisë dhe lavdërimit më shumë sesa e bën njëjësi dhe dyjësi. Dhe kur Allahu dhe cilësitë që i atribuohen përmenden në shumës, madhështia paraqitet më mirë.


1 Ukajli (1/70). Autentik sipas Ibnul-Kajimit i ”Mukhtasar-us-Saua’ik el-Mursalah” (419), i dobët sipas Ibn Uthejminit në ”Sherh Sahih Muslim” (8/248) dhe shumë i dobët sipas Albanit në ”edh-Dha’ifah” (1024).

2 Shih ”es-Saua’ik” (1/256)

Shpërndaje: