Kur i dërguari i Allahut ﷺ u vendos në Medinë, në mesin e Ensarëve të cilët kishin marrë përsipër ta ndihmonin dhe ta mbronin ndaj çdo armiku – të gjithë arabët u bashkuan kundër tyre dhe i sulmuan nga të gjitha anët. Në këtë kohë, Allahu i lejoi muslimanët të marrin pjesë në xhihad. Kjo leje u shpall në suren El-Haxh, e cila është nga ajetet e para që e lejojnë luftën dhe është zbritur gjatë periudhës mekase.
Allahu -te ala- ka thënë:
”Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë.” El-Haxh, 22:39
Kur muslimanët u forcuan në Medinë dhe u stabilizuan, Allahu -Te ala- u dha urdhër të qartë për të dalë në xhihad. Ky urdhër u shpall në suren El-Bekare, ku Allahu -te ala- thotë:
”Lufta është bërë detyrim për ju, ndonëse e urreni. Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” El-Bekare, 2:216