Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Obligimi i xhihadit

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 40
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kur i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u vendos në Medine në mesin e Ensarëve dhe ata kishin marrë përsipër që ta mbështesin dhe ta mbrojnë kundër të gjithë njerëzve, të gjithë arabët u bashkuan kundër tyre dhe i sulmuan ata nga të gjitha anët. Allahu i lejoi muslimanët që të dalin në xhihad në suren “el-Haxh”, e cila është shpallur në periudhën e Mekës. Allahu (Te ala) ka thënë:

أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَاتَلُونَ بِأَنَّهُمْ ظُلِمُوا وَإِنَّ اللَّهَ عَلَى نَصْرِهِمْ لَقَدِيرٌ

Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e Allahu ka fuqi për t’u ndihmuar atyre (muslimanëve).” 1

Kur ata pastaj u bënë mjaft të fortë në Medine Allahu i urdhëroi me xhihad. Allahu (Te ala) ka thënë në suren “el-Bekare”:

كُتِبَ عَلَيْكُمُ الْقِتَالُ وَهُوَ كُرْهٌ لَّكُمْ وَعَسَى أَن تَكْرَهُواْ شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ وَعَسَى أَن تُحِبُّواْ شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ وَاللّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ

”Xhihadi është bërë detyrim për ju (muslimanët), megjithëse ju nuk e pëlqeni atë. E, ndodh që ju mund të mos e pëlqeni një gjë që është në të vërtetë e mirë për ju dhe të pëlqeni një gjë tjetër që është e keqe për ju. Allahu e di, por ju nuk e dini. 2


1 22:39

2 2:216

Shpërndaje: