Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

17.Të gjitha krijesat kanë nevojë për Allahun

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 23-25

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

12 – Ai është El-Kajjum (qëndron vet në jetë dhe i mbanë në jetë krijesat) dhe nuk fle.

Shpjegimi

Ai mbahet vet në jetë dhe mban të gjithë të tjerët. Ai mbahet vet dhe për këtë arsye nuk ka nevojë për asgjë. Ai nuk ka nevojë për askënd apo për asgjë. Ai i mban të gjithë të tjerët. Gjithçka ka nevojë për Të dhe çdo gjë mbahet nga Ai (subhanehu ue te ala). Nëse Allahu nuk do t’i mbante qiejt, tokën dhe të gjitha krijesat e tjera, ato do të ishin shkatërruar dhe do të ishin shuar, por Allahu kujdeset për mbajtjen e tyre, i ruan ato dhe i furnizon ato me atë që u sjell dobi atyre. Vërtetë të gjitha krijesat kanë nevojë për Të:

إِنَّ اللَّهَ يُمْسِكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ أَن تَزُولَا وَلَئِن زَالَتَا إِنْ أَمْسَكَهُمَا مِنْ أَحَدٍ مِّن بَعْدِهِ

“Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë.”1


1 35:41

Shpërndaje: